Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur në mënyrë unanime që të përjashtojë kërkesën e bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, për kompensimin e pagave pas heqjes së mandatit të deputetit.
Beqja kërkonte kompensim nga shteti shqiptar pasi atij ju hoq mandati i deputetit në vitin 2011.
Në vitin 2012, ish-ministri i Shëndetësisë pati ankimuar në Gjykatën e Strasburgut vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e mandatit të tij.
Beqja pretendonte kompensim për tre vitet që iu hoqën si deputet.
Përmes një njoftimi gjykata bëri të ditur se ka kërkuar disa shkresa plotësuese, por ish-ministri nuk i kishte kthyer përgjigje.
“Për sa më sipër, dhe në mungesë të rrethanave të veçanta në lidhje me respektimin e të drejtave të garantuara nga Konventa dhe Protokollet në të, Gjykata, në mbështetje të nenit 37§1(a) të Konventës, gjykon se nuk justifikohet që të vijohet më tej me shqyrtimin e kërkesës, Për këtë arsye, Gjykata, në mënyrë unanime, Vendos ta përjashtojë kërkesën nga lista e saj e çështjeve”, shkruhet në përgjigjen e Gjykatës.
Ilir Beqja paditi në Gjykatën e Strasburgut, qeverinë e asaj kohe nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi i ishte hequr mandati i deputetit me akuzën se kishte përfituar nga fondet publike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga, humb jetën shoferi
-
Kapen në Greqi 320 kg kokainë, kishte destinacion Shqipërinë
-
Presidentja sllovene pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj
-
Balla me Shërbimin Zjarrfikës Kamëz: Kemi hyrë në fazë të re transformimi infrastrukturor dhe trajtimi financiar
Lajmet kryesore
-
Votimi me aplikacion – i munduri dhe i duhuri për diasporën shqiptare – sipas Celibashit
-
Presidentja sllovene pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj
-
Nëntë të arrestuar në një komplot sabotazhi të mbështetur nga Rusia, thotë Tusk
-
Plagosja e trefishtë në Pejë – arrestohet një i dyshuar, dorasi në arrati