Juventus-i ka marrë humbjen e radhës në Serie A dhe të katërtën në 11 javë. Skuadra e radhës që ka mundur bardhezinjtë është Hellas Verona.
Verona e drejtuar nga tekniku Igor Tudor, që sezonin e kaluar ishte zëvendës trajneri i Juventus-it ka triumfuar me rezultatin 2-1.
Giovanni Simeone ishte njeriu i ndeshjes. Argjentinasi shënoi dy golat e vendasve në harkun kohor të tre minutave. Golin e parë e shënoi në minutën e 11 dhe të dytin në të 14 minutë.
26-vjeçari në 10 ndeshjet ku është aktivizuar këtë sezon, ka arritur të shënoi tetë gola dhe të dhuroi dy asiste, duke konfirmuar formën e mirë.
Juventus-i dukej i përhumbur në fushën e lojës dhe i paaftë për të dhënë diçka që do të sillte ndryshimin e rezultatit.
Golin për bardhezinjtë e shënoi Weston McKennie në minutën e 80. Amerikani shënoi edhe në ndeshjen e kaluar ku Juventus-i humbi me shifrat 2-1 përballë Sassuolo-s.
Verona me fitoren e arritur shkon në kuotën e 15 pikëve, po aq sa edhe Juventus-in. Të dy skuadrat renditen përkatësisht në vendin e shtatë Verona dhe të tetin Juventus-i.
Leonardo Bonucci, Arthur dhe Rodrigo Bentancur bënë një ndeshje për t’u harruar. Edhe Dejan Kulusevksi që erdhi nga stoli, nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Paulo Dybala, Giorgio Chiellini dhe Danilo ishin të vetmit lojtarë të Juventus-i që bënë një ndeshje dinjitoze. Pa harruar dhe autorin e golit, McKennie, që sapo u fut në fushën e lojes dha direkt shkëndijën e parë, pavarësisht se portieri Lorenzo Montipo e ndali në tentativën e parë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League
Lajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Franca “mbështet ICC-në dhe luftën kundër mosndëshkimit”
-
SHBA-ja kritikon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri