Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, ka paralajmëruar homologun e saj malian, Sadio Camara, kundër punësimit të firmës së sigurisë ruse “Vagner”.
Mali po kontrakton firma private për të luftuar militantët islamikë në Sahel.
Të hënën e 20 shtatorit, Parly u takua me Camara-n gjatë një vizite në Mali.
Zyrtarja franceze ravijëzoi se zgjedhja e firmës ruse “do të sillte izolim”.
Por, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Malit, në kushte anonimiteti, tha për “Agence France Presse” se Camara e siguroi Parly-n se nuk ishte marrë asnjë vendim.
Parisi zyrtar po planifikon të zvogëlojë numrin e trupave në Sahel deri në fillim të vitit 2022.
“Vagner”
Vagner besohet se kontrollohet nga Yevgeny Prigozhin, bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
Franca, javën e kaluar, paralajmëroi kombin afrikano-perëndimor kundër një marrëveshjeje me Vagner-in.
Kjo, pas raporteve të pakonfirmuara se junta është afër punësimit të paramilitarëve të saj për të trajnuar forcat e saj të armatosura dhe për t’i mbrojtur zyrtarët.
Gjermania gjithashtu ka paralajmëruar se do të rishqyrtojë vendosjen e saj në Mali, nëse qeveria arrin një marrëveshje me Vagner-in.
Junta qeverisëse e Mali-t më 19 shtator hodhi poshtë paralajmërimet, duke thënë se “nuk do të lejojë asnjë shtet të bëjë zgjedhjet e saj”.
Kombi i varfër dhe pa dalje në det u fut në trazira politike vitin e kaluar, duke kulmuar me një grusht shteti ushtarak në gusht të vitit 2020 kundër presidentit Ibrahim Boubacar Keita.
Nën kërcënimin e sanksioneve, ushtria caktoi një qeveri të përkohshme civile, e ngarkuar me drejtimin e vendit.
Por, koloneli Assimi Goita përmbysi qeverinë në maj dhe, më vonë, u shpall president i përkohshëm.
Goita është zotuar se do të respektojë afatin e shkurtit të vitit 2022 për zgjedhjet civile.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Parashikimi i motit, 18 maj 2024
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten