Lajme

6 ditë pas sulmit me çekiç, Paul Pelosi largohet nga spitali


Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, ka dalë nga spitali gjashtë ditë pas një sulmi në shtëpinë e tij.

Pelosi, e cila është e dyta në radhën e presidencës amerikane, tha se burri i saj 82-vjeçar mbetet nën kujdesin mjekësor në shtëpi.

Ai iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një frakturë të kafkës dhe lëndime në krahun e djathtë dhe duart pas sulmit.

Ai u godit të premten e kaluar në shtëpinë e tij në San Francisko.

I dyshuari se hyri në shtëpi me qëllim të rrëmbejë zonjën Pelosi dhe prokurorët e kanë cilësuar atë një sulm të motivuar politikisht.

I dyshuari për sulmin, shtetasi kanadez 42-vjeçar David DePape, dyshohet se hyri me forcë në rezidencën e Pelosit në orët e para të së premtes së kaluar, duke u përballur me të në dhomën e gjumit dhe duke thënë se “ai po kërkonte Nancy-n”.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha të mërkurën mbrëma se shtetasi kanadez ndodhej ilegalisht në SHBA dhe mund të përballej me dëbimin eventual.

DePape, i cili aktualisht po mbahet pa lirim me kusht, u deklarua i pafajshëm këtë javë për një sërë akuzash, duke përfshirë tentativën për vrasje.

Departamenti i Drejtësisë e ka akuzuar gjithashtu për dy krime federale të tentativës për rrëmbim të një zyrtari federal dhe sulm ndaj një anëtari të familjes së një zyrtari amerikan.

Një blog, faqe interneti dhe llogari të mediave sociale nën emrin e të dyshuarit të parë përmbanin meme antisemite, mohim të Holokaustit, referenca në faqet e internetit të ekstremit të djathtë dhe teori konspirative.

Paul Pelosi u sulmua me një çekiç, mbetet jashtë rrezikut për jetën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore