Lajme

26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

26 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 1 mijë 448 raste pozitive me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privat me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12 mijë 558 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë 421 persona gjithsejtë.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 26 mijë 525.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 20 mijë 479 vaksina kundër COVID-19.

Ndërsa të vaksinuar me dozën e dytë janë 298 mijë 445.

Një ditë më parë në Kosovë, 32 persona kanë humbur jetën ndërsa 1 mijë 894  raste pozitive me COVID-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjendja në spitalet e përgjithshme në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka informuar se 1 mijë e 209 pacientë po marrin trajtim mjekësor për COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1 mijë e 102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1 mijë 19 me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19,  357  me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë,  697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore