Shqipëria

2 mijë euro ryshfet për ndërtime pa leje, inspektori i policisë kriminale do të hetohet në SPAK


Gjykata e kryeqytetit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Lefzat Veselit, inspektori i policisë kriminale në Tiranë, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Veseli dyshohet tё ketё marrë 2 mijë euro ryshfet nga një qytetar në këmbim të lejimit të një ndërtimi pa leje. Gjykata vendosi të kalojë për kompetencë në SPAK dosjen.

Veseli, 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, u ndalua nga SHCCBA pas kallëzimit të një personi.

Pas hetimeve rezultoi se Veselaj, gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kërkuar dhe marrë shuma parash, në këmbim të premtimit për të të lejuar ndërtime pa leje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore