Lajme

17 mijë tërmete goditën Islandën javën e shkuar


Një javë e pazakontë ka qenë edhe për një ishull, i cili është mësuar me tronditje sizmike të herë pas hershme. Rreth 17 mijë tërmete, goditën rajonin Jug-Perëndimor të Reykjanes gjatë javës së shkuar.

Më e fuqishmja, ishte tronditja me magnitudë 5.6 e shkallës Rihter. Dy të tjera, mbi 5.0, goditën rrethinat e kryeqytetit, Reykjavik, më 27 shkurt dhe 1 mars.

Lëkundjet sizmike nuk kanë shkaktuar dëme deri tani. Çarje të vogla të tokës ka pasur vetëm përgjatë rrugëve periferike. Por, shqetësimi i vërtetë, mund të jetë ai i një shpërthimi të mundshëm vullkanik.

Zona përreth është e mbushur me vullkane aktive dhe lëkundjet mund të jenë sinjale të një aktiviteti vullkanik në rritje. Autoritetet lokale islandeze kanë kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët në vendet e rrezikshme.

Në vitin 2011, vullkani më aktiv në Islandë, Grimvötn, pati një shpërthim masiv. Për shkak të tij, një re e madhe tymi përfshiu qiejt e Evropës veriore. Udhëtimet ajrore u ndaluan nga situata e krijuar.

Nëse këto janë paralajmërimi i radhës, një bllokim i mundshëm i fluturimeve mund të pritet sërish. Mbi të gjitha, nëse shpërthimi ndodh në një nga vullkanet më aktive.

Mbetet për t’u konfirmuar aktiviteti vullkanik i tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore