Sport

11 pikët që do e bënin Alonso-n kampion të pesëfishtë, dhjetë fakte interesante rreth spanjollit


Kthimi i Fernando Alonso-s në pistat e Formula 1 po pritet me entuziasëm të jashtëzakonshëm nga të gjihtë fansat e këtij sporti.

Më poshtë, do sjellim disa fakte interesante rreth një ndër talentëve më të mëdhenjë të sportit më të shpejtë ne botë.

-Alonso filloi garimin para se të dinte të numëronte deri në dhjetë, me shumë mundësi.

Çdo pilot i F1, ka filluar karrierën në një moshë të rë, por shumë pak duhet të kenë qenë ata që ishin po aq të rinj sa Alonso.

Motra e tij, Lorena, nuk kishte interes në “go-kart” që babai kishte ndërtuar për të, por Alonso 3 vjeçar, ra në dashuri me të. Pedalet u përshtaten në këmbët e tij, dhe jeta e tij si pilot, filloi.

Katër vitet e ardhshme i vazhdoi në go-kart, para se të fillonte pjesëmarrjen në gara, kur ishte vetëm shtatë vjeç.

Përkundër që ishtë më i vogli i grupit, Alonso fitoi, dhe nisi ngjitjet e njëpasnjëshme në kategori.

-Është i vetmi pilot spanjoll që ka fituar një garë të Formula 1.

Para Fernando Alonso-s, Spanja nuk kishte ndonjë arritje të madhe në F1.

11 bashkëkombas të Alonso-s kanë marrë pjesë në F1 gjatë viteve, por asnjë nga ta nuk arriti të gjejë fitoren.

Alonso filloi të ndryshoj të gjithë këtë histori, kur ishte vetëm në sezonin e tij të dytë në Formula 1.

Si pilot i Renault, Alonso përfundoi në podium në tre nga pesë garat e para.

Fitoren e parë personale dhe atë për Spanjën, Alonso e arriti në garën e gjashtë, në Hungari, dhe ky ishte vetëm fillimi.

Nga ajo kohë, Alonso ka fituar edhe 31 gara, nga të cilat tre në garat shtëpiake.

I vetëm, Alonso arriti ta shnëdrroi F1 në një ndër sportet më të popullarizuara në Spanjë.

-Është piloti i fundit që ka fituar titullin e parë për shtetin e tij.

Pasi u bë piloti i parë spanjoll që kishte fituar një garë, Alonso u bë edhe i pari që fitonte një kampionat, duke e arritur këtë gjë në vitin 2005.

Kjo arritje, e bëri Alonso-n një ndër sportistët më të respektuar në vendin e tij.

Ai ishte thjeshtë i pandalshëm në sezonin 2005, duke arritur shtatë fitore dhe duke përfunduar jashtë podiumit në vetëm dy gara.

Asnjë pilot nuk ka arritur të sjellë titullin e parë për shtetin e tij që nga ajo kohë.

Para Alonso-s, i fundit ishte Jacques Villenueve për Kanadën, në vitin 1997.

-Ai dinte se si t’i “shkatërronte” nervat shefit të tij, Ron Dennis.

Pasi kishte fituar titullin në sezonin 2006, Alonso iu bashkua McLaren-it, ku nuk kishte marrëdhënie të mira me shefin e skuadrës, Ron Dennis.

Alonso mendonte që Dennis favorizonte shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, më shumë se atë.

Matt Bishop, drejtori i komunikimit te McLaren atë kohë, tregoi detaje interesante të “sherrit” mes Alonso-s dhe Dennis.

“Dennis urrente kur dikush i hante frutat pa përdorur thikë dhe pirun.”

Një ditë, Alonso kishte shkuar në mbledhje, kishte marrë një pjeshkë të madhë, dhe më gjithë “pasion” e hante atë ashtu siç ishte, madje duke e parë atë tek pikonte në bukën e tij.

“Në fund, ai i la pjesët e mbetura të pjeshkës mbi bukën e tij, dhe u largua nga tavolina.” Tha Bishop.

Pas një sezoni, Alonso u largua nga McLaren.

Si duket, ishte pjeshka ajo që marrëdhëniet e tij me Dennis, i dërgoi në një pikë ku ishin të pariparueshme.

-Mark Webber ishte shoku i tij i ngushtë.

Monza, Italy – September 11, 2011: FIA F1 Formula One World Championship with Mark Webber, Red Bull Racing and Fernando Alonso, Scuderia Ferrari

Edhe pse me Dennis urrehej, Alonso kishte edhe miq në Formula 1. Për çudinë e të gjithëve, ai ishte një pilot i skuadrës RedBull, australiani Mark Webber.

Alonso dhe Wbber ishin kundër njëri-tjetrit shumë herë në pistë, madje edhe duke luftuar për një titull në vitin 2010, por, ata mbajtën miqësinë e tyre.

Ata kishin aq miqësi të madhe, sa që Alonso kërkoi nga Ferrari që të sjellë Webber në skuadër. Por, duke parë se çfarë ndodhi me miqësine e Lewis Hamilton dhe Rosberg sa ishin në skuadër, më mirë që ky transferim nuk ndodhi.

-Ai me të vërtetë e adhuron çiklizmin

Ishte kjo arsyeja se pse Alonso dhe Webber kishin miqësi aq të madhe, çiklizmi edhe i lidhte të dy garuesit, në pistë dhe jashtë saj.

Kohëve të fundit Alonso nuk kishte eksperiencë të mirë me këtë hobi, pasi u aksidentua në Zvicër, duke pësuar edhe lëndime trupore.

-Është fans masiv i Real Madrid.

“Jam pyetur shumë pse jam fans i Real Madrid-it. Nuk e di përgjigjën. Jam fans i Real Madrid-it thjeshtë, e dua këtë klub.” U shpreh Alonso.

Spanjolli është edhe anëtar nderi i klubit Madrilen.

-Ka një muzë për Fernando Alonso-n, ai mendon së është shumë i vogël.

E di që dikush është i suksesshëm kur ka muze rreth tij, e di se dikush është shumë i suksesshëm kur mendon që ai muze është i vogël.

Muzeu “Circuito Fernando Alonso” ishte hapur në vitin 2015 dhe përmban rreth 300 gjëra nga karriera e tij në F1.

Me rikthimin e tij në F1, Alonso investoi 2 milionë euro që muzeu të rritej.

-Është një nga pesë kampionët e F1 që ka fituar në Le Mans.

Alonso provoi një periudhë në Le Mans në vitin 2018 me Toyota-n, dhe arriti fitore qysh në agrën e tij të parë.

Vetëm katër të tjerë kanë arritur këtë pikë, dhe ata janë: Graham Hill, Phill Hill, Mike Hawthorn dhe dhe Jochen Rindt.

-Në 18 sezone në F1, vetëm një herë është mundur nga shoku skuadrës.

15 herë ka dalë triumfues, dy herë barabartë me pikë (Lewis Hamilton 2007 dhe Tarso Marques 2001).

U mund vetëm nga Jenson Button, në vitin 2015.

-11 pikë do i dhuronin Alonso-n tre kampionate më shumë.

Alonso humbi titullin në garën e fundit në tre raste.

2007 – i nevojiteshin dy pikë për të mundur Kimi Raikonnen.

2010 – Vettel e fitoi kampionatin me katër pikë më shumë.

2012 – Vettel e fitoi kampionatin me tre pikë më shumë.

Në gjithë këto sezone, i duheshin 11 pikë, ose një pozitë më lartë në garat kur përfundonte i treti ose i dyti, për të fituar kampionatin.

Shumë afër, në të njejtën kohë shumë larg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore