AP siguron pamje të reja – si u rrah lideri i “Intelektualëve” me grushte e karrige nga drejtori i FC Dritës, Valon Zymberi me disa persona të tjerë
Drejtori Sportiv i FC Drita nga Gjilani, Valon Zymberi, anëtari i kryesisë së këtij klubi Fatos Ramadani, vëllai i këtij të fundit Fatoni, Flakrim Aliu dhe Ilaz Shkodra, e kanë sulmuar fizikisht të mërkurën kryetarin e tifogrupit “Intelektualëve”, Taulant Byqmetin.
Siç shihet në pamjet që i ka siguruar Albanian Post, Byqmeti është sulmuar në vendin e tij të punës në Gjilan me grushte e karrige nga të lartpërmendurit.
Deri te përleshja ka ardhur pasi humbja e gjilanasve nga FC Prishtina në gjysmëfinale të Kupës të mërkurën nuk është përballuar lehtë nga “Intelektualët”.
Madje tifozët kanë shprehur zemërimin e tyre pas ndeshjes dhe ka pasur tensione të shumta brenda fushës, ndërsa ka ndërhyrë policia.
Pas sulmit, Zymberit, Flakron Aliut dhe Ilaz Shkodrës të përshirë në rrahje iu është shqiptuar masa ndalimit 48-orësh mbi dyshimet për pjesëmarrje në përleshje në një kafiteri të qytetit të Gjilanit.
“Ju konfirmojmë se tre personave të dyshuar të cilën kanë marrë pjesë në këtë rast u është shqiptar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria e Shtetit”, thuhet në përgjigjën e policisë së Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zhegrova reagon pas “përjashtimit” nga kombëtarja e Kosovës: Do të flas në fushë… së shpejti
-
Stadiumi “Air Albania” plot, shiten të gjitha biletat për sfidën e Kombëtares me Gjeorgjinë
-
Përjashtohen nga grumbullimi Zhegrova, Muric e Muslija – “thyen rregulloren”
-
Nations League/ Kombëtarja stërvitet në Pragë, nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit