Lajme

Stacioni i autobusëve në Viti si “ngrehinë”, u la pas dore nga komuna qe 7 vjet


Komuna e Vitisë ka dështuar ta funksionalizoj stacionin e autobusëve prej vitesh. Qytetarët e konsiderojnë të nevojshme ndërmarrjen e veprimeve konkrete.

Nga opozita thanë për Albanian Post se kjo qeverisje për më shumë se një dekadë ka pasur hapësirë që ta zgjidh këtë çështje.

Sipas tyre, ndonëse në këtë komunë qe disa vjet ka disa investime që bëhen, por theksuan se ka ngecje në mirëmbajtjen e tyre.

Asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës, Musli Neziri, ka thënë se kjo situatë e krijuar, po sjell vështirësi te qytetarët e sidomos te nxënësit.

Ndërsa, nga ekzekutivi lokal potencuan se kanë tentuar të gjejnë një zgjidhje.

Ata theksuan se në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit po planifikojnë të bëjnë një marrëveshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore