Sport

Zyrtare/ Di Maria nuk do të luajë ndaj PSG-së


Angel Di Maria do të jetë mungesa e radhës për Juventus-in në ndeshjen e tyre të parë të sezonit në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Juventus-it të cilët treguan listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje të rëndësishme, por Di Maria nuk figuron aty.

Pra, Di Maria e ka humbur këtë ndeshje të rëndësishme kundër ish-ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë që Di Maria ka luajtur tre nga pesë ndeshjet e para në Serie A për Juventus-in këtë sezon.

34-vjeçari filloi dhe shënoi në ndeshjen e parë në ligë kundër Sassuolo-s, por u zëvendësua për shkak të lëndimit.

Ai mungoi në dy ndeshjet e ardhshme të ligës kundër Sampdoria-s dhe Romës, por luajti kundër Spezia-s dhe Fiorentina-s.

Kujtojmë që Di Maria u transferua në këtë verë në Juventus si agjent i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me PSG-në, ekip me të cilin luajti për shtatë sezone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore