Sport

Zv. Presidenti i Surinameve, “futbollisti” më i vjetër në histori të futbollit


Zëvendës presidenti i Suriname, Ronnie Brunswijk, 60 vjeç, mbrëmë luajti 54 minuta në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës Concacaf me fanellën e Inter Moengotapoe.

Në këtë klub, ai është president dhe pronar.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, Brunswijk barti edhe shiritin e kapitenit.

Ronnie Brunswijk, zv. presidenti i Surimaneve dhe futbollisti më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje ndërkombëtare

Në fushë, së bashku me të ishte edhe biri i tij 21-vjeçar, Damian Brunswijk.

Skuadra e Inter Moengotapoe e humbi ndeshjen 6-0 kundër Olimpia-s së Hondurasit.

Ronnie Brunswijk u bë lojtari më i vjetër që ka konkurruar në një ndeshje ndërkombëtare.

Sipas gazetës Repubblica ai kërkohet nga Interpol-i për trafik ndërkombëtar droge dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e kthimit në Honduras, sepse nëse largohet nga Suriname ai mund të arrestohet në çdo moment…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore