Lajme

Zjarret në Caldor – ndryshimi i drejtimit të erërave, shpresë për shuarjen e tyre


Mijëra zjarrfikës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ishin në luftë me zjarrin, i cili deri të enjten në mëngjes u shtri deri në rreth 2 mijë e 259 hektarë dhe arriti 25% kontroll.

Përgjatë tri ditëve, erëra të fuqishme nxitëse shtynë zjarrin në Caldor në lindje përmes ‘Sierra Nevadës’, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të linin banesat e tyre.

Situata duket më e qëndrueshme me kthimin e erërave në favorin e tyre.

Banorët e “South Lake Tahoe” janë përgatitur për t’u larguar.

Erërat pritej të qetësoheshin gjatë fundjavës, por zjarrfikësit u ndeshën me vështirësi.

“Ne po luftojmë dhe presim erëra të qetësohen”, tha Stephen Vollmer, në Kaliforni. Tashmë qetësimi i erërave ka bërë të mundur që zjarrfikësit të shuajnë zjarret në pyjet e dendura.

Ndryshimi i klimës ka rritur rreziqet e zjarrit në të gjithë perëndimin. E gjitha kjo ka bërë që ky vit të jetë ndër më të vështirët për sa i përket luftës me zjarret.

Tymi nga zjarret po mbyt pjesën e madhe të perëndimit. Studiuesit janë të shqetësuar sa i përket ndotjes së ajrit në “South Lake Tahoe”, pasi e konsiderojnë ndër më të rrezikshmet në botë.

“Tymi nga zjarri ka një përbërje kimike të ndryshme dhe efekte më të rënda shëndetësore sesa ndotja e trafikut”, tha Yifang Zhu, profesoreshë e shëndetit mjedisor.

Ajo, gjithashtu, ka studiuar sesi mjegulla e trashë mund të kontribuojë në përhapjen e COVID-19.

“Njerëzit, të cilët janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit që përmbajnë nivele të larta të grimcave, janë më të ndjeshëm ndaj COVID-it”, tha ajo.

Më shumë se 4 mijë e 450 zjarrfikës vazhdojnë të shuajnë zjarrin. Zjarri në Sierra Nevada ka kërcënuar edhe Liqenin Taho.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore