Sport

Zidane vazhdon te Real Madrid të paktën deri në vitin 2022


Real Madrid ka përjetuar një sezon me shumë ulje ngritje deri më tani.

Ka pasur shumë momente kur Zidane ishte i urryeri i tifozëve, por kishte edhe momente kur francezi ngritej lartë në qiell.

Por, forma në të cilën po kalon klubi madrilen, ka ndryshuar shumë mendime të ngritura mes analistëve të futbollit dhe tifozëve madrilen.

Me skuadrën më të dobët në dispozicion, praktikisht me vetëm 11 futbollist për të përzgjedhur, Zidane rradhiti gjashtë ndeshje pa humbje.

Nga këto gjashtë ndeshje, pesë ishin fitore kurse një barazim, duke përfshirë edhe fitoren në Champions League përballë Atalanta-s së frikshme.

Këto performanca kanë ndikuar edhe në vendimin e klubit mbi trajnerin, raporton ABC deportes.

Real Madrid dëshiron që Zidane të qëndroj trajner të paktën deri në vitin 2022, kur i përfundon kontrata.

Drejtuesit e Los Blancos besojnë që Zidane është njeriu i duhur për t’ia besuar çelësat e skuadrës pas ‘revolucionit’ të premtuar këtë verë.

Të gjithë besojnë që me një skuadër kualitative, Zidane mund ta përsërisë suksesin e kohës ‘Cristiano Ronaldo’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore