Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e radhës, duke mundur Kamza Basket në udhëtim me rezultat 56:89, në xhiron e 12-të të Ligës Unike.
Vetëm pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, 9:9, dhe më pas mysafirët filluan të dominojnë, ku qysh në çerekun e parë kishin deri në 18 pikë epërsi, 13:31, rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë, ku më e larta ishte 29 pikë, 28:57, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 32:59.
Kampionët e Ligës Unike e menaxhuan epërsinë edhe në pjesën e dytë, duke mos e rrezikuar fitoren për asnjë moment.
Epërsia e tyre në periodën e tretë shkoi deri në 30 pikë, 44:74, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 48:78.
Dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet, me fituesin që tashmë dihej, dhe Ylli triumfoi me rezultat 56:89.
Te Kamza Basket u dalluan Eric Ëilliams me 18 pikë e tetë kërcime dhe Edson Gjoka me 14 pikë e tetë kërcime.
Ndërsa te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 20 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Henrik Sirko me 19 pikë e shtatë asistime.
Kamza Basket ka dy fitore e dhjetë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli ka 11 fitore dhe një humbje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin