Përballje

Ylli fiton ndeshjen e parë të finales kundër Trepçës


Ndeshja e parë e serisë së finales së Superligës së Kosovës, mes Golden Eagle Yllit dhe KB Trepçës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 63:62.

Ndeshja ishte shumë dramatike ku fituesi nuk dihej deri në sekondat e fundit.

Ylli kishin përparësinë, pasi ndeshja e parë po luhej në Suharekë, dhe kjo u vërejt në minutat e fundit, ku mbështetja ishte shumë e madhe.

Minuta e fundit e ndeshjes ishte shumë dramatike, ku gjithçka ishte e barabartë 60:60, dhe ishte Henrik Sirko ai që i dhuroi fitoren Yllit, me një trepikësh fantastik.

Te Ylli, më të mirët ishin Dajuan Graf me 13 pikë e 10 kërcime e Henrik Sirko me 13 pikë.

Ndërsa më të mirët në anët e Trepçës ishin Rodney Purvis me 14 pikë dhe Andrew Gordon me 16 pikë e 11 kërcime.

Në 10 sekondat e fundit, Purvis provoi me një gjuajtje nga një distancë e largët, por nuk arriti të shënojë.

Kujtojmë se ndeshja e radhës do të luhet përsëri në Therandë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore