Shqipëria

Xhaçka, vizitë zyrtare në Itali


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka nisur sot vizitën zyrtare në Itali. Ajo do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio.

Fokusi kryesor i vizitës së Xhaçkës është njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit.

Të dy ministrat do të kenë një deklaratë për shtyp pas konfirmimit zyrtar të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore