Përballje

Wizards sigurojnë pozitën e tetë në “playoff”


Russell Westbrook dhe Bradley Beal

Me fitoren e Washington Wizards përballë Indiana Pacers, janë mësuar tetë ekipet që do marrin pjesë në “playoff”.

Wizards fituan ndeshjen e “play-in”me rezultat dominues 142:115, përballë Pacers.

Çereku i parë filloi i barabartë, por, pjesa tjetër e ndeshjes ishte e dominuar nga Washington Wizards.

Sipas statistikave të marra, më datën gjashtë prill, Wizards kishin më pas se 0.6 % shanse për të u futur në playoff.

Pas disa performancave fantastike të Westbrook dhe Beal, Wizards arritën të futen në playoff, në pozitën e tetë.

Westbrook dhe Beal ishin personazhët kryesorë edhe në ndeshjen përballë Pacers, ata nuk u ndalën së shënuari dhe asistuari deri në fund.

Entuziazmi i Westbrook pas një ngulitje të Beal

Më të dalluarit te Wizards ishin Russell Ëestbrook me 18 pikë, 8 kërcime e 15 asistime, Bradley Beal me 25 pikë dhe Daniel Gafford me 15 pikë, 13 kërcime e 5 bllokada.

Më të mirët te Pacers ishin Malcolm Brogdon me 24 pikë dhe Domantas Sabonis me 19 pikë e 11 kërcime.

Wizards do përballen me Philadelphia 76ers në rundin e parë të “playoff”.

Po ashtu në orën 3:00 pas mesnate (me orën tonë lokale), do përballen edhe Golden State Warriors me Memphis Grizzlies për një pozitë në “playoff”.

https://www.youtube.com/watch?v=2FlvQQSO5NA&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore