Lajme

Vuçiçi s’ka cenzurë për fantazinë: Kosova kurrë s’do ta fitojë pavarësinë e saj nga Serbia


Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media në Beograd, ka pretenduar se “Kosova nuk do ta fitojë kurrë pavarësinë e saj nga Serbia”, pavarërisht presionit të bashkësisë ndërkombëtare për të bërë diçka të tillë, derisa ka shtuar se “në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj”.

“Shumë serbë e kanë pësuar për lirinë e Serbisë dhe dhe Kosovën nën Serbi. Dhe, një gjë është e sigurtë, Kosova kurrë nuk do ta fitojë pavarësinë ë saj, së paku jo nga Serbia. Nuk ka problem, cfarëdo që të ndërmarrin faktorët e huaj, le të vazhdojnë ta bëjnë punët e tyre. Do të shohim nësë kjo do të shkoj kështu”.

“Ky presion do të vazhdojë. Ata që mendojnë se do të bëjmë presionin e madh që Serbia ta njohë Kosovën, do t’u them në mënyrë të fuqishme, kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Mund të na vrisni të gjithëve, mund të thoni çka të doni”, ka shtuar ai ndër të tjera presidenti serbe, duke harruar se realiteti është sipas vijave të vitit 2008.

Sa i përket de-përshkallëzimit të situtatës në pjesën veriore të vendit, sipas presidentit serb, askush s’ka punuar në këtë drejtim, duke akuzuar njëkohësisht “forcat ndërkombëtare që i kanë lënë në lloç” terroristët e vrarë, ndërsa ka shtuar se “serbët e Kosovës kanë mbetur pa burra që do t’i kundërvihen terrorit të Kurtit”.

Vuçiçi provon të justifikohet: Fajtori i vetëm për situatën në veri është Kurti, dëshiron ta fusë Serbinë në luftë me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media në Beograd, ka provuar të justifikohet pas tensioneve të fundit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke e akuzuar kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.

“Fajtori i vetëm për atë që po ndodhë në veri – me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare – është Kurti. Gjatë gjithë kohës ka provokuar dhe vazhdon të provokojë. Dhë më vjen keq që një grup i serbëve ka rënë në provokimet e tij. Kurti dëshiron konflikt dhe luftë. Dëshira e tij jetësore është që ta fusë Serbinë ne luftë me NATO-n”, ka thënë Vuçiçi.

Presidenti serb ka pandehur se “kjo është dita më e vështirë” për Serbinë që prej vitit 2004 dhe 2008, derisa duke shtuar se Serbia s’ka kontroll efektiv në Kosovë, ai ka njoftuar se autoriteteve serbe u është dashur shumë kohë që të kuptojnë se çfarë ka ndodhur të dilen në Manastirin e Banjskës në Zveçanin e banuar kryesisht me serbë etnikë.

“Në të vërtetë do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do ta bëjmë vlerësimin e kësaj. Mbrëmë rreth orës 2 një grup i serbëve nga Kosova i kanë vendosur dy kamionë në Banjskë pastaj vjen Policia e Kosovës që tenton t’i largojë ato barrikada dhe pason konflikti, ku është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore