Lajme

Vuçiç paralajmëron ndërtimin e gazsjellësit Nish-Prishtinë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar të enjten se për pak kohë do të fillon ndërtimi i pjesës së parë të autostradës Nish-Merdarë.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se përveç seksionit të parë të kësaj autostrade në të njëjtën kohë do të filloj edhe ndërtimi i tubacionit të gazit Nish-Prishtinë, transmeton Kossev.

Ilustrim

Punimet sipas tij do të fillojnë në mes të fundit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit.

Vuçiq ka thënë se kjo do të jetë një nga zonat më të vështira për ndërtimin e autostradës.

“Nga ato 77 kilometra, ne do të kemi 85 ura, 18 kilometra do të jenë përmes tuneleve. Ne do të kujdesemi që ta përfundojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Autostrada Nish-Merdarë, e cila duhet të lidhet me Prishtinën, është përfolur prej vitesh.

Ilustrim

Propozimi për ndërtimin e “autostradës së paqes” Nish-Prishtinë-Durrës, është në kuadër të projektit të përmendur edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit, derisa më herët është përmendur edhe në vitin 2015 kur Vucic kishte qenë kryeministër dhe kishte marrë pjesë në Samitin e Vjenës për Ballkanin Perëndimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore