Shqipëria

Vijon rindërtimi në Fushë-Krujë, përfundon ujësjellësi i ri i Krujës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të shtunën e 27 marsit ka inspektuar lagjen ku po vijon rindërtimi në Fushë-Krujë.

Brenda muajit maj, pritet të përfundojnë 128 shtëpitë, ndërkohë që 15 pallatet do të jenë gati në vjeshtë. Punimet po ecin me ritme të shpejta. Njoftohet se janë tre kategori banesash, përkatësisht 1+1, 2+1 dhe 3+1.

Ndër të tjera, Rama tha se në këtë lagje të re rezidenciale duhet përcaktuar një strukturë administrimi për mirëmbajtjen e mjediseve publike.

Gjithashtu, kryeministri vizitoi edhe ujësjellësin e ri të qytetit të Krujës. Pas përfundimit të ujësjellësit të ri, do të shfrytëzohen tetë vendburime të tjera uji.

Pas këtij investimi do të furnizohen rregullisht me ujë të gjitha familjet e qytetit të Krujës. U bë me dije se ujit i janë bërë të gjitha analizat laboratorike.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore