Lajme

Vdekje e dyshimtë e një 2-vjeçare në Istog


Një vajzë 2-vjeçare është gjetur pa shenja në shtëpinë e saj këtë të diele pasdite në fshatin Zallq të Istogut.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“2-vjeçarja është gjetur te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen”, tha Gashi.

Ai ka treguar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, shtoi Gashi.

Ndërsa të shtunën në qytetin e Pejës një person ёshtё plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitet relevante kanё shkuar tek shtëpia e të dyshuarit, ku kanë kryer njё kontroll- bastisje, gjatё kontrollit nё shtёpinё e te dyshuarit ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё armё Ak 47.

“Pas një pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, tek i njëjti ёshtё gjetur pistoleta 7.65mm, një fishek i gjallë dhe një gëzhojë e sё njëjtës armë, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale”, thuhet në njoftim.

Arma e konfiskuar

Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24-orё.

I plagosuri është ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve i njëjti ёshtё dërguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore