Lajme

Vatikani emëron gruan e parë në postin e lartë të sinodit


Papa Françesku ka thyer traditën katolike duke caktuar një grua si nënsekretare të sinodit të peshkopëve.

Sinodi është një vend takimi i ipeshkvijve, përreth Atit të Shenjtë, Papës, për të shkëmbyer përvoja e informacione, që do të shërbejnë gjatë kërkimeve të përbashkëta për të gjetur zgjidhje baritore të vlefshme për mbarë Kishën Katolike.

Ajo do të jetë gruaja e parë aty me të drejtë vote. 52 vjeçarja ka qenë këshilltare në sinod që nga viti 2019.

“Emërimi i të shtunës sinjalizon dëshirën e Papës për një  pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e gjykimit dhe vendimmarrjes në kishë”, tha Kardinali, Mario Grech, sekretari i përgjithshëm i sinodit.

Ai vuri në dukje numrin e në rritje të grave që marrin pjesë si eksperte dhe dëgjuese.

Kardinali e ka cilësuar këtë ngjarje si hapjen e një dere.

Një ditë më parë, Papa emëroi magjistraten italiane, Catia Summaria, si gruan e parë promovuese të drejtësisë në Gjykatën e Apelit të Vatikanit.

Sinodi i Amazonës në 2019-ën kishte të pranishme 35 gra në auditor por asnjëra prej tyre nuk kishte të drejtën e votës.

Më herët Papa Françesku, ndryshoi ligjin e Kishës Katolike për lejimin e grave në shërbimet e meshës.

Ai prillin e kaluar krijoi komisionin e dytë, për të studiuar mundësinë e grave që shugurohen si dhjakë, por tema që ato të bëhen priftëresha është ende tabu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore