Sport

Van de Beek dhe Henderson startojnë përballë Young Boys, e konfirmon Rangnick


Të mërkurën, Ralf Rangnick do të jetë në stol për herë të dytë si trajner i Manchester United, dhe për herë të parë në një ndeshje Champions-i me ta.

Trajneri gjerman e nisi shumë mirë aventurën me Djajtë e Kuq, duke e fituar ndeshjen e parë përballë Crystal Palace.

United e ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër si e para e grupit, dhe ndeshja përballë Young Boys është më shumë formalitet.

Në këtë mënyrë, Rangnick ka vendosur që të testojë më shumë nga opsionet që ka në dispozicion.

Të paktën, këtë ai e ka konfirmuar për dy nga futbollistët e tij.

“Donny van de Beek dhe Dean Heanderson do të jenë nesër pjesë e 11-shes startuese”, u shpreh trajneri gjerman.

Donny van de Beek
Dean Henderson

“Në ndeshjen e parë përballë Young Boys, ne kishim humbur, kështu që duhet të përmirsojmë gabimin”, tha ai.

Rangnick u tregua i impresionuar se sa shpejtë skuadra që ai posedon e kuptoi idenë e futbollit të tij.

“Ne kishim shumë energji përballë Crystal Palace”, tha ai.

“Pjesa e parë ishte pothuajse perfekt, mënyra se si bënim presion në të gjithë fushën. Nuk e prisja në atë nivel”.

Ralf Rangnick

Pyetjes se a mund Manchester United të fitojë Champions League-n, Rangnick iu përgjigj: “Është shumë herët të flasim”.

“Jam këtu vetëm për ndeshjen e dytë, por me një klub si ky, kemi ambicie për të fituar të gjitha”.

Për ofertën e Manchester United, ai tha se “nuk hezitova asnjë moment për ta pranuar”.

“Këtu ka shumë futbollistë të klasit të lartë, dhe t’i drejtojë ata për gjashtë muaj, thjesht nuk mund të përgjigjesha me një jo”.

Ai tha se futbollistët “duhet të përshtaten me të”.

“Ata duhet të përshtaten me stilin e lojës, me mua, ata duhet që idenë time të futbollit ta bëjnë të tyre. Ky është hapi i parë dhe më i rëndësishëm, pastaj vazhdojmë”.

United gjendet në vendin e gjashtë në Premier League dhe është kualifikuar për në raundin me eliminim të Champions League.

Kalendari i premton United-it një mundësi për të arritur formën optimale, duke u kthyer në garë për të gjitha trofet e mundshëm këtë edicion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore