Lajme

Vala e tretë e pandemisë në Portugali


Portugalia, gjatë janarit, raportoi pothuajse gjysmën e të gjitha vdekjeve të saj nga COVID-19.

Spitalet, në të gjithë vendin  shfaqen në prag të mbingarkimit. Ambulancat rrinë në radhë, ndonjëherë për orë të tëra, sepse mungojnë shtretërit. Disa njësi shëndetësore po përpiqen të gjejnë hapësirë ​​të mjaftueshme frigoriferike, për të ruajtur trupat.

Zyrtarët kanë fajësuar variantin ngjitës Britanik për rritjen e madhe të infeksioneve dhe vdekshmërisë në vend.

Në janar, një total prej 5 mijë e 576 njerëz vdiqën nga coronavirus-i. Thënë ndryshe 44,7% e të gjitha viktimave që kur virusi filloi të përhapej në vendin Iberik, kështu shprehet autoriteti shëndetësor DGS.

Shoqata që përfaqësonte funeralet paralajmëroi se spitaleve publike po iu mbaroheshin hapësirat frigoriferike për të ruajtur trupat e viktimave të Covid-19. Disa spitale të tjerë, kanë instaluar kontejnerë të ftohtë shtesë për të lehtësuar presionin në morgjet e tyre.

Një total prej 711 mijë e 18 infeksionesh janë raportuar që nga marsi i 2020-ës. Sipas DGS, 43% e këyre infeksioneve janë shkaktuar në janar.

Për shumicën, vaksinimi kundër virusit është drita në fund të tunelit. Vetëm afërsisht 70 mijë njerëz janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat deri më tani.

Deri tani gjenden një total prej 858 personash me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv dhe 6 mijë e 694 në pavijone spitalore.

Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, spitaleve portugeze po iu mbarojnë shtretërit. Gjithashtu, ka një mungesë mjekësh dhe infermierësh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore