Shqipëria

Vaksinohen mbi 622 mijë shqiptarë


Që nga fillimi i fushatës, janë kryer 622 mijë e 507 shqiptarë.

Këtë e bëri të ditur minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

Ndërkohë, bëhet me dije se brenda ditës janë vaksinuar 9 mijë e 548 qytetarë.

Përsa i përket numrit të rasteve të reja si dhe humbjet e jetës nga Covid-19, Shqipëria ka parë një ulje të ndjeshme.

Situata në spitale shfaqet më e qetë dhe në rënie të dukshme.

Gjithashtu Shqipëria ka dalë jashtë zonës së kuqe.

Sipas Manastirliut kjo ka ardhur “falë masave të shënjestruara dhe efekteve të vaksinimit që po fillojnë të ndihen”.

Mbëmjen e 10 majit kanë arritur në Shqipëri 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer.

Ndë rsa më 4 maj kanë arritur 11 mijë e 700 doza të tjera të kësaj vaksine.

Manastirliu bëri me dije se 7 mijë e 20 doza janë nga kontrata e qeverisë  shqiptare me kompaninë Pfizer. Ndërsa pjesa tjetër 4 mijë e 680 nga marrëveshja me Bashkimin Evropian (BE)”.

Nga kjo skemë Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 760 mijë doza të vaksinave anti-Covid. Ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Të vaksinuarit me të dy dozat e vaksinave kanë kaluar mbi 100 mijë. Ndërkohë, vazhdon procesi i rivaksinimit në gjithë Shqipërinë.

Nё diagramёn e publikimeve tё faqes shkencore, Our World in Data, tregohet Shqipёria nё vend tё parё, pёr administrimin e dozave pёr 100 persona, tё javёs sё fundit, duke u vendosur në krah të BE-së, me të njëjtin rezultat.

Shqipёria kryeson listёn e administrimit tё dozave nё fushatёn e vaksinimit anti-Covid.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore