Lajme

Ushtria meksikane arreston bashkëthemeluesin e Kartelit Jalisco


Elementë të Ushtrisë Meksikane rikapën Erick Valencia Salazar, i njohur ndryshe si “El 85”.

Ky i fundit, konsiderohet si bashkëthemelues i Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), të cilit iu dorëzua një urdhër arresti për qëllime ekstradimi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia meksikane “El Universal”.

Arrestimi u raportua në kuadër të ceremonisë së Ditës së Shtabit të Përgjithshëm.

Kjo, e kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes Kombëtare (Sedena), Luis Cresencio Sandoval González, në Campo Marte dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, Ricardo Trevilla.

Salazar u arrestua për herë të parë nga forcat federale në vitin 2012 dhe vite më vonë një gjykatës e liroi.

Arrestimi i tij i parë iu atribuua një tradhtie nga ish-partneri i tij, Nemesio Oseguera Cervantes, për të fituar kontrollin total të Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco.

Pas vdekjes së Carlos Enrique Sánchez Martínez, “El Cholo”, autoritetet federale dhe shtetërore shohin te Erick Valencia Salazar, “El 85”, liderin e ri të Kartelit Nueva Plaza, që mbështetet nga Karteli i Sinaloa-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore