Lajme

Ushtarët rusë janë urdhëruar të vrasin civilët ukrainas, përfshi fëmijët – Inteligjenca intercepton planin e Moskës


Shërbimet e Inteligjencës në Ukrainë pretendojnë se kanë interceptuar disa telefonata me karakter ushtarak, duke zbuluar makabritetin e planit të Moskës për qytetarët në Kharkiv.

Sipas pretendimit, trupat ruse janë urdhëruar që të qëllojnë mbi qytetarët e pafajshëm, ku përfshihen edhe fëmijët.

Bëhet fjalë momentalisht për një plan të Moskës në qytetin e Kharkivit, por asgjë nuk është ende e konfirmuar nga burime të pavarura.

Nëse kjo gjë provohet të jetë e vërtetë, do të jetë një barrë më shumë e rënduar për Vladimir Putinin, i cili është vënë në shënjestër për vrasjet e civilëve në Ukrainë, duke shkelur liritë dhe të drejtat humane.

Një ngjarje po kaq tronditëse ndodhi edhe në veri të Kievit, ku një korridor humanitar u kthye në masakër, pasi bombardimet ruse nuk u ndalën, edhe pse kishte një marrëveshje armëpushimi në zonë, duke lënë të vdekur shtatë qytetarë dhe duke lënë të rrethuar në një fshat banorët e zonës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore