Shqipëria

Ursula Gacek takon kryeministrin Rama, pas kryedemokratit Basha


Pas përfundimit të misionit të tyre zgjedhor, të martën e 4 majit kryetarja e OSBE-së Ursula Gacek po zhvillon një takim me kryeministrin Rama, që është njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste. Takimi po mbahet në ambientet e selisë socialiste. Gjatë ditës së djeshme, Gacek u takua me kryedemokratin Basha në selinë blu.

Kujtojmë se ky është takimi i dytë që kryeministri Rama mban me Gacek pas atij të 11 prillit.

Më herët, gjatë një deklarate të përbashkët të përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, dhe komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerimin, Oliver Varhely, u pasqyrua se zgjedhjet ishin në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Në raportin paraprak të misionit, fill pas zgjedhjeve parlamentare kryetarja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Tiranë, Ursula Gacek, deklaroi se këto zgjedhje treguan se besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset. Gacek theksoi faktin se vlerësimi përfundimtar do të jetë i bazuar në prova, të paanshme dhe i detajuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore