Lajme

Ukraina paralajmëron për shkurtime të mëdha të korrjes së grurit


Më Ukrainë, fermerët do të mbjellin dy të tretat më pak grurë këtë vit nëse rruga kryesore e eksportit të vendit mbetet e bllokuar.

Çka pritet të zgjasë krizën globale të ushqimit, ka parashikuar ministri i bujqësisë Mykola Solskyi.

Sipas tij, fermerët do të përballeshin me një krizë financiare nëse bllokada ruse e Detit të Zi nuk hiqej.

Shumë prej tyre do t’u mungojnë paratë për të paguar farat, plehrat, herbicidet dhe karburantet për grurin e dimrit dhe në vend të kësaj do të kultivojnë rapese, e cila nuk përdoret në prodhimin e drithërave ose bukës.

Megjithatë, ka një çmim më të lartë dhe ka një rendiment më të ulët, që do të thotë se do të ketë më pak transport.

Bllokada e Rusisë në Detin e Zi ka goditur eksportet e drithërave të Ukrainës, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe duke i lënë disa vende më të varfra në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Këto vende janë duke luftuar për të siguruar grurin.

Solskyi ka thënë se një bllokadë e zgjatur do t’i privonte fermerët nga fluksi i parave dhe “do të thyente ciklin financiar” të bujqësisë në Ukrainë, duke çuar në rënie të mëtejshme të mëdha të eksporteve.

“Fermerët do të reduktojnë mbjelljet dimërore, grurin dhe elbin nga 30 në 60 për qind”, ka vijuar ai.

Ukraina është në bisedime me Rusinë për një marrëveshje për të rifilluar eksportet e ushqimit përmes Detit të Zi.

Por nëse portet e Ukrainës do të mbeten të mbyllura pranverën e ardhshme, Solskyi parashikon që fermerët të “ulin në mënyrë dramatike” mbjelljen e misrit.

Në vend të tij, ata do të kultivojnë sojë dhe luledielli, përsëri për shkak të rendimenteve më të ulëta dhe çmimeve më të larta.

Sakaq, prodhimi më i ulët i grurit dhe misrit në vitin 2023 do të zgjaste mungesën e drithit në mbarë botën dhe do të rriste çmimet e ushqimeve për më gjatë.

Lufta e Rusisë ka shkaktuar një dëm të madh në bujqësi në Ukrainë.

Fermerët kanë luftuar me mungesën e fuqisë punëtore dhe kamionëve, municioneve dhe minave të pashpërthyera në fushat e tyre, si dhe çmimet më të larta për plehra, herbicid dhe karburant.

Megjithatë, problemi më i madh është pamundësia për të eksportuar nga deti për shkak të bllokadës.

Eksportet me hekurudhë janë të kufizuara sepse Ukraina dhe fqinjët e saj të BE-së përdorin madhësi të ndryshme të gamës së binarëve dhe ka pak lehtësira për transport.

Solskyi është treguar optimist për të korrat e këtij viti, pavarësisht faktit se forcat ruse zënë rreth 30-40 për qind të tokës bujqësore të Ukrainës, ndërsa fermerët pranë vijës së frontit janë të rrezikuar nga luftimet, me artilerinë ruse që shkakton zjarre në fushat e thata me grurë.

Paçka se vetëm 75 për qind e tokës së punueshme të Ukrainës u mboll këtë vit, qeveria pret që të korrat totale të punueshme të jenë 10 për qind më të mëdha se sa ishte parashikuar disa muaj më parë.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore