Euro 2020

Turqi – Itali, formacionet zyrtare


Ndeshja në “Stadio Olimpico” mes Turqisë dhe Italisë zyrtarisht hap Evropianin e 16-të në histori të këtij kompeticioni.

Turqia është pjesëmarrëse në një ndeshje hapëse për herë të parë në historinë e saj.

Kurse, Italia, luan në ndeshjen hapëse për herë të tretë.

Në dy herët e para, të kaltërit kanë një barazim dhe një fitore, e sonte shpresojnë që të mos barazojnë tërësisht bilancin.

Një ndeshje që nis me spektaklin e ceremonisë hapëse, do të vazhdojë me spektaklin e garantuar në fushë.

Këtë thuajse e konfirmojmë formacionet startuese që kanë zgjedhur dy trajnerët, Senol Gunes dhe Roberto Mancini:

Turqi (4-1-4-1): Çakir, Çelik, Demiral, Soyuncu, Yokuslu, Tufan, Karaman, Çalhanoglu, Yazici, Meras, Yilmaz.

Itali (4-3-3): Donnarumma, Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore