Lajme

Trump arrin marrëveshje për të shmangur depozitimin në hetimin e Nju Jorkut


Donald Trump - Ish President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur një marrëveshje me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut që do ta kursejë atë përkohësisht nga detyrimi për t’iu përgjigjur pyetjeve nën betim, si pjesë e një hetimi për biznesin e tij, ndërsa procesi i apelimit të tij në këtë rast vazhdon akoma.

Në muajin shkurt një gjykatës i Nju Jorkut urdhëroi që Trump dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Donald Jr. dhe Ivanka, duhet të paraqiten për një depozitim si pjesë e hetimit civil të shtetit mbi praktikat e biznesit të Organizatës Trump, duke përfshirë akuzat se kompania familjare ka fryrë me mashtrim vlerën e aseteve të saj.

Trump që atëherë e ka apeluar atë vendim – veprim ky që ndoshta do ta vonojë betejën për dëshminë e tij me muaj.

Sipas marrëveshjes së re midis Trump dhe zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të detajuara në dokumentet e gjykatës të enjten e 3 marsit, Donald dhe dy fëmijët e tij duhet të ulen për depozitat brenda dy javësh nga vendimi i gjykatës së apelit, nëse ajo mbështet vendimin e gjykatës më të ulët që kërkon dëshminë e tyre.

Donald Trump me fëmijët, Donald Jr. dhe Ivanka.

Avokatët e Trump dhe zyra e prokurorit të përgjithshëm ranë dakord gjithashtu për një orar të përshpejtuar të informimit për të përshpejtuar procesin e apelimit, me dokumentet gjyqësore që do të priten deri më 31 mars.

Ata po ashtu depozituan dokumente të hënën në seksionin e apelit të gjykatës së shtetit, duke kërkuar të rrëzonin vendimin e 17 shkurtit të gjyqtarit të Manhattan, Arthur Engoron, se ata po dëshmonin.

Po ashtu, avokatët argumentojnë se urdhërimi i Trump për të dëshmuar shkel të drejtat e tyre kushtetuese, ngase përgjigjet që ata japin në hetimin civil nga prokurorja e përgjithshme, Letitia James, mund të përdoren kundër tyre në një hetim penal paralel.

Letita James.

Në një vendim prej tetë faqesh, Engoron caktoi një afat më 10 mars që anëtarët e familjes Trump të ulen për depozitat. Sipas marrëveshjes së arritur të enjten, ai afat është i diskutueshëm.

James, një demokrate, ka thënë se hetimi i saj ka zbuluar prova se kompania e Trump, ka përdorur vlerësime “mashtruese” të aseteve të tilla si fusha golfi dhe rrokaqiejt për të marrë kredi dhe përfitime tatimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore