Lajme

Tranziti për në Evropën Perëndimore – Serbia


Numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve që udhëtojnë në të ashtuquajturën “Rruga Ballkanike” për të hyrë në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm.

Paçka se disa vende kanë mbyllur kufijtë dhe kanë rritur mbikëqyrjen e kufijve të tyre, brenda dhe jashtë BE-së, fluksi nuk është ndalur.

Madje, muajt e fundit ka qenë mjaft i madh.

Referuar të dhënave nga Raporti i Komisionit Evropian për Migracionin dhe Azilin, në tetë muajt e parë të vitit 2022 ka pasur 86 mijë e 581 përpjekje për të kaluar kufirin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dhe se përpjekjet kanë qenë thuajse të trefishta krahasuar me tetë muajt e parë të vitit 2021 dhe dhjetë herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ia ka atribuuar rritjen e fluksit një politike specifike të Serbisë, një vend që nuk është pjesë e BE-së, por nga i cili ka shumë emigrantë. dhe azilkërkuesit që përpiqen të hyjnë në vendet e Evropës Perëndimore.

Për vite, Serbia është përpjekur të mbajë një politikë delikate të baraslargimit nga BE-ja, Rusia dhe Kina.

Në frymën e kësaj hapjeje, ajo ka një politikë shumë liberale të vizave për hyrjen në territorin e saj.

Prej vitit 2017 është i vetmi vend evropian ku qytetarët indianë mund të hyjnë pa vizë. Qytetarët nga Burundi, Tunizia, Turqia, Kuba dhe Rusia gjithashtu mund të hyjnë në Serbi pa viza.

Ndaj dhe në javët e fundit shumë të rinj rusë që duan t’i shpëtojnë mobilizimit të pjesshëm të ushtrisë kanë ikur në Serbi.

Nga kjo politikë po përfitojnë gjithashtu shumë tunizianë dhe indianë, të cilët me sa duket e kanë zbuluar së fundmi.

Por ajo nuk është arsyeja e vetme që zyrtarët dhe ekspertët e emigracionit shpjegojnë lidhur me rritjen e fundit të flukseve.

Komisioni, në raport, ka nxjerrë se shifrat aktuale janë edhe për shkak të “lëvizjeve të emigrantëve tashmë të pranishëm në rajon”, të cilët vazhdimisht tentojnë të hyjnë në territoret e BE-së.

Në prill, “Balkan Insight” ka llogaritur se 3 mijë e 679 emigrantë ishin të pranishëm në qendrat dhe kampet shtetërorë serbë dhe se “shumë të tjerë jetonin në apartamente, bujtina, shtëpi private ose kampe në pyje”.

Duke qenë se shumë prej tyre kanë shkuar në Serbi nga larg, ndoshta do të përpiqen disa herë të hyjnë në territorin e BE-së.

Një arsye tjetër pse Serbia është bërë një ndalesë e detyrueshme për shumë emigrantë është se për shkak të luftës në Ukrainë “ka më shumë kontrolle në vende si Moldavia dhe Rumania”.

Të paktën kështu ka thënë Sophie Duval, e cila punon për OJQ-në franceze CCFD.

Qeveritë evropiane, në përpjekje për të reduktuar flukset, kanë zgjedhur të ushtrojnë presion ndaj Serbisë që të respektojë standardet evropiane për sa i përket dhënies së vizave.

Jo më larg se në fillim të tetorit, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq mori pjesë në një takim jozyrtar me disa shefa të qeverive të Evropës Lindore, ku njoftoi se Serbia do të përpiqet të harmonizojë politikën e vizave me atë të BE-së.

Këtë, duke thënë se Serbia “nuk mund të përdoret si vend i hyrjes për emigracionin e paligjshëm”, pa dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë kjo.

Marrë nga “Il Post”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore