Sport

Tjetër afrim nga Tottenham-i, transferon mbrojtësin anglez për 15 milionë euro


Skuadra e Tottenham-it është duke qëndruar shumë aktive në këtë afat kalimtar veror.

Skuadra londineze së fundmi ka transferuar edhe mbrojtësin anësor, Djed Spence, i cili kishte debutuar me kombëtaren U21 të Anglisë në “Elbasan Arena” ndaj Shqipërisë.

Spence erdhi nga skuadra e Championship-it, Middlesbrough, të cilët do të përfitojnë shumën e 14.7 milionë eurove për këtë transferim.

Mbrojtësi i datëlindjes 2000 ka firmosur një kontratë e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Tashmë, Spence e pret një nga eksperiencat më të rëndësishme në karrierë nën urdhrat e një trajneri si Antonio Conte.

Ai pati paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar me skuadrën e Middlesbrough, i cili shënoi tre gola dhe dhuroi pesë asistime në 42 ndeshje.

Ndërkaq, 21-vjeçari është transferimi i gjashtë i kësaj vere i “gjelave”, teksa ata më herët kanë nënshkruar me: Richarlison, Richarlison, Perisic, Bissouma dhe Forster.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore