Sport

Tirana Rugby braktis ndeshjen e Superligës Ballkanike në Serbi


Klubi Tiranës në regbi ka vendosur të braktisë ndeshjen e vlefshme për Superligën Ballkanike, në shenjë proteste ndaj arbitrit. Kryeqytetasit kanë hedhur akuza për arbitrim tendencioz.

Ndeshja luhej në Radnicki të Serbisë. Pas 20 minutave lojë, lojtarët e Tiranës u laguan nga fusha, kur po humbnin me rezultatin 6-4.

“Lojtarët tanë u ndjen dhe deklaruan se ata u gjykuan gabimisht nga gjyqtarët”, thuhet në një deklaratë të Tiranës në Facebook.

“Arsyeja kryesore që skuadra mori atë vendim ekstrem ishte frika se nëse rifillonin ndeshjen sërish, tensioni dhe presioni ishte shumë i lartë për të dyja palët dhe kjo mund të kishte pasoja për një tjetër zënkë”.

“Tirana Rugby Club asnjëherë nuk i ka ndarë skuadrat dhe lojtarët sipas kombësisë, por i ka konsideruar të gjithë ekipet dhe lojtarët si vëllezër të ligës së regbisë, ndajmë të njëjtin pasion, të njëjtat çështje dhe vështirësi”.

“Ne dëshirojmë të kërkojmë falje sinqerisht për atë që bëmë duke marrë përgjegjësinë e plotë dhe do të pranojmë çdo vendim apo sanksion të vendosur nga komiteti i Superligës Ballkanike”, përfundon deklarata e klubit.

Çaste nga ndeshja:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore