Përballje

Timberwolves eklipsojnë Phoenix Suns dhe Wizards me fitore përball Jazz (Video)


Ndeshjet e së enjtes në NBA ishin shumw interesante.

Bradley Beal e Rusell Westbrook kishin performanca fantastike por “rookie” Anthony Edwards ishte befasia më e madhe ku arriti të shënoi 42 pikë.

E enjtja për NBA u hap me ndeshjen me Utah Jazz dhe Washington Wizards, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 131:122.

Wizards të cilët ndodhen në pozitën e 13 në konferencën lindore, arritën një fitore shumë të rëndësishme përball prijësve të ligës, Utah Jazz.

Më të dalluarit te Wizards ishin Bradley Beal me 43 pikë dhe Rusell Westbrook i cili arriti treshifrorë të dyfishtë me 35 pikë, 15 kërcime e 13 asistime.

Ndërsa më të mirët te Jazz ishin Donovan Mitchell me 42 pikë e 6 asistime, Joe Ingles me 34 pikë dhe Rudy Gobert me 10 pikë e 13 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=x-QeOv-jByM&ab_channel=MLGHighlights

Dueli mes Minesota Timberwolves dhe Suns ishte i zjarrtë ku të parët arritën fitore minimale prej vetëm katër pikëve.

Timberwolves fituan përball Suns me rezultat 123:119.

Në këtë ndeshje mes dy shokëve të afërt, Karl Anthony Towns dhe Devin Booker triumfoi qendra e Timberwolves.

Anthony Edwards pati performancën më të mirë në karrierën e tij, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në fitoren përball Suns.

Më të mirët te Timberwolves ishin Anthony Edwards dhe Karl Anthony Towns të cilët u kombinuan për 83 pikë.

Edwards përfundoi lojën me 42 pikë e 7 kërcime dhe Towns me 41 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa te Suns më të dalluarit ishin Devin Booker me 35 pikë e 6 asistime dhe Chris Paul me 17 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=s_U2L78ANWc&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore