Lajme

Tajvani – mes kritikave – prodhon vaksinën e vet


Në këtë fotografi të lëshuar nga Zyra Presidenciale e Tajvanit, një infermiere mban paketën për vaksinën e parë të zhvilluar në vend të coronavirusit të prodhuar nga Medigen Vaccine Biologics Corp. ndërsa Presidentja Tajvaneze Tsai Ing-wen, përgatitet të inokulohet në Spitalin Universitar të Tajvanit në Taipei, Tajvan 23 gusht 2021.

Tajvani ka filluar administrimin e vaksinës së vet të parë të prodhuar në vend, anti-COVID, mes kritikave.

Ministria e Shëndetësisë e ishullit autorizoi përdorimin urgjent të vaksinës Medigen, muajin e kaluar, edhe pse provat klinike ende nuk janë përfunduar.

Përpjekjet e vaksinimit të Tajvanit janë penguar nga vonesat e dorëzimeve dhe hezitimi në mesin e popullatës në vend.

Presidenti Tsai Ing-wen udhëhoqi rrugën për marrjen e vaksinёs anti-COVID Medigen të hënën.

Në kohën e miratimit të saj, vaksina e bërë nga Medigen Vaccine Biologics Corp nuk ka përfunduar ende fazën e tretë të provave, por iu dha miratimi urgjent nga rregullatorët.

Kompania tha se nuk kishte shqetësime të mëdha për sigurinë dhe studimet treguan se antitrupat e krijuar nuk ishin “më keq” se ata të krijuar nga vaksina e AstraZeneca-s.

Raundi përfundimtar i provave pritet të përfundojë në Paraguai më vonë këtë vit.

Medigen, emri kinez i të cilit fjalë për fjalë do të thotë “i nivelit të lartë”, është një vaksinë proteinike rekombinante, e ngjashme me vaksinën e zhvilluar nga Novavax.

Goditja Novavax përdor një metodë më tradicionale të rikrijimit të një pjese të proteinës së virusit për të stimuluar sistemin imunitar.

“Ne kemi bërë shumë eksperimente, të gjithë e kanë parë se sa e sigurt është vaksina jonë. Ka pak efekte anësore, pothuajse pa ethe dhe kështu me radhë. Mendoj se të gjithë mund të jenë të sigurt”, tha shefi ekzekutiv i Medigen, Charles Chen, për Reuters.

Sidoqoftë, nxjerrja e saj ёshtё shoqёruar me akuza, shumë nga partia kryesore opozitare, Kuomintang (KMT), tё cilёt pretendojnё se vaksina është e pasigurt dhe se dalja e saj në treg ishte veprim i nxituar.

Dy anëtarë të shquar të partisë iu drejtuan një gjykate për të anuluar miratimin e përdorimit emergjent, për shkak të testimit të pamjaftueshëm.

Njëri prej tyre tha se nuk ka nevojë që tajvanezët të trajtohen si “minjtë e bardhë në laborator”.

Tajvani ka përdorur vaksinat Moderna dhe AstraZeneca, por presidentja Tsai ndaloi marrjen e vaksinës së saj, derisa vaksina Medigen të ishte gati.

Procesi i marrjes së goditjes u transmetua drejtpërdrejt në faqen e saj në Facebook. Kur u pyet nëse ishte nervoze, ajo u përgjigj “jo”.

Më shumë se 700 mijё njerëz janё regjistruar tashmë për vaksinën Medigen, e cila kërkon dy doza nё një distancë prej 28 ditësh.

Tajvani aktualisht po raporton rreth 10 raste në ditë dhe u konsiderua si një nga vendet më të suksesshme në kontrollin e COVID-19.

Megjithatë, një shpërthim në maj ngriti shqetësimet për ardhjen e variantit shumë ngjitës Delta.

Pesë milionë doza janë urdhëruar, por qeveria ka thënë se askush nuk do të detyrohet të marrë vaksinën.

Më pak se 5% e popullsisë 23.5 milionëshe të Tajvanit është plotësisht e vaksinuar me rreth 40% që kanë marrë vetëm një dozë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore