Lajme

Tahiri, Haxhiut: Ke përvojë me sekserë, ndoshta i bën ballë edhe kësaj


Abelard Tahiri

Sikur të isha unë ministër e të më zhdukeshin mostrat e Astrit Deharit, do jepja dorëheqje menjëherë, i tha Abelard Tahiri Albulena Haxhiut, në një debat në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se mbase ajo e tejkalon këtë situatë, sepse është mësuar të funksionojë me sekserë.

“Me pas qenë ministër i Drejtësisë, po të humbnin mostrat e rastit Dehari, apo e cilido rast tjetër, jo që nuk do të kisha mundur që të qëndrojë për ta vazhduar punën e Ministrit të Drejtësisë, por realisht nuk do të kisha mundur që të qëndrojë as në skenën publike”, deklaroi Tahiri.

“Është e rëndë, tepër e rëndë që të marrësh një përgjegjësi të tillë dhe mos të bësh asnjë veprim të vetëm me humb mostrat e një rasti të tillë. Pra, nuk do të kisha mundur që të qëndroj në jetën publike si rezultat i një dëmi moral që ma kish bërë ky rast”, vazhdoi shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës me akuza kundrejt ministres së Drejtësisë.

“Të paktën, në kohën tim si Ministër i Drejtësisë nuk kam përjetuar ndonjë gjë të tillë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nuk kam përjetuar ndonjëherë humbje të mostrave, nuk kam përjetuar ndonjëherë zjarrëvenie – asnjëherë”.

“Jo ministre, por as në skenë publike s’duhet të qëndrosh, s’duhet të shohim në televizor – është e rëndë. Por, duke qenë se ke përvojë të jashtëzakonshme prej Faton Dalladakut e prej sekserëve të tjerë që ke punuar me ta ndoshta ke mundësi që t’i bësh ballë këtij presionit publik – unë nuk kisha mundur… të më shoh fëmija im – i kisha thënë kam dhënë dorëheqje, s’rri në politikë për faktin se kanë humbur provat e një bashkëaktivisti kur kam qenë ministër”, përfundoi fjalimi i Tahirit për plotë akuza në seancën e Kuvendit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore