Sport

Super League, Perez: Ditë e mrekullueshme, do të punojmë pa kërcënime


Florentino Perez

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) evidentoi pozicionin monopolist të UEFA-s dhe FIFA-s, duke pranuar kështu kërkesat e kompanisë “A22 Sports” e cila realizon projektin e Super League, në të cilën për momentin janë ende Barcelona dhe Real Madrid. Juventus-i kërkoi të largohej, siç konfirmoi presidenti i klubit, Gianluca Ferrero.

Florentino Perez, numri një i Real Madrid-it lëshoi një deklaratë institucionale duke përdorur televizionin zyrtar të klubit madrilen për të shprehur kënaqësinë e tij me vendimin GJED.

“Ne e mirëpresim vendimin e GJED me kënaqësi të madhe”, komentoi Perez. “Në ditët në vijim do të studiojmë me kujdes rëndësinë e këtij vendimi, i cili ka një rëndësi të madhe historike”.

“Futbolli evropian nuk do të jetë kurrë monopol dhe nga sot klubet do të jenë zotër të fatit të tyre. Ne besojmë se jemi në gjendje të promovojmë garat”.

“Ligji, arsyeja dhe liria mbizotërojnë. 70 vjet më parë ne hodhëm një hap gjigant për futbollin me krijimin e European Cup dhe tani kemi për detyrë t’i japim shtytjen nevojave të futbollit”.

“Do të jetë e hapur për të gjithë, do të imponojë sportin e meritës dhe respektin për lojën e ndershme financiare. Mbi të gjitha, ai do të mbrojë lojtarët dhe do të emocionojë tifozët në mbarë botën. Askush nuk tha se fundi i një monopoli do të ishte i lehtë”.

“Ne kemi mundësinë të krijojmë qeverisje transparente që bashkëjeton me teknologjitë e reja. Jemi në fillim të një epoke të re, do të mund të punojmë lirshëm dhe pa kërcënime, me synimin për të inovuar dhe përmirësuar futbollin”.

“Nga sot e tashmja dhe e ardhmja janë më në fund në duart e klubeve dhe tifozëve. Fati ynë na përket neve dhe ne kemi një përgjegjësi të madhe para nesh. Është një ditë e madhe në historinë e futbollit”, përfundoi presidenti i Real Madrid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore