Sport

Sulmet në rafinerinë e naftës, Formula 1 qëndron në pritje për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite


“Aramaco”, kompania më e madhe prodhuese e naftës në botë dhe sponsori kryesor i Formula 1 (F1) javën e kaluar u godit nga një raketë, duke shkaktuar një zjarr të madh. Të njëjtin fat kompania do të kishte edhe këtë të premte.

Edhe pse shkaku i saktë ende nuk është konfirmuar, grupi terrorist Houthi ka marrë përsipër sulmin.

Ndërkohë që na ndajnë vetëm dy ditë nga Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, skuadrat e F1 ishin në pistë për provat, teksa 10 kilometër larg tyre dallohej tymi në rafinerinë e naftës.

F1 lëshoi ​​një deklaratë shumë të shkurtër të premten përpara se të vlerësonte situatën: “Ne presim informacione të mëtejshme nga autoritetet për atë që ka ndodhur”.

Kuptohet se siguria në pistën e Jeddah ishte rritur gjithsesi për këtë fundjavë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore