Përballje

Spektakli përfundon në barazim


Ndeshja mes Liverpool-it dhe Manchester City-t përsëri dhuroi spektakël.

Duke e parë rrjedhën e takimit, rezultati final mund të thuhet se ishte përfundimi i drejtë.

Pjesa e parë ishte më e qetë, me dy skuadrat që studiuan mirë njëra-tjetrën, por përsëri krijuan mundësi të mira.

Manchester City kishte performancë më pozitive në 45 minutëshin hapës, por nuk arriti të përfitojë.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe, me aftësitë sulmuese të skuadrës së Klopp dhe Guardiola-s që erdhën në pah.

15 minuta pas fillimit të pjesës së parë, erdhi goli i parë në ndeshje.

Mane shfrytëzoi shumë mirë pasimin e njeriut të ndeshjes, Mohamed Salah, për t’ia dhuruar epërsinë Liverpool-it.

Pikërisht dhjetë minuta më vonë, Foden shënoi për 1-1.

Pas një pasimi të bukur nga Jesus, anglezi i ri bukur e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Shtatë minuta pas golit të barazimit, Liverpool shënoi për 2-1.

Ishte Salah ai që me një veprim të magjishëm dribloi disa futbollistë të City-t, dhe shënoi golin e dytë.

Mirëpo, vetëm pesë minuta më vonë, City gjeti përsëri barazimin

Një goditje e bukur e De Bruyne u devijua nga Matip dhe përfundoi në rrjetën e Alisson.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me skuadrat që ndanë pikët në një ndeshje të luftuar.

Chelsea kryeson kampionatin pas pesë javësh, me Liverpool-in që vjen pas me 15 pikë.

United, City, Everton dhe Brighton vijnë pas tyre me nga 14 pikë, pas shtatë javësh të luajtura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore