Lajme

Specialja e 12 muajve luftë


Një vit luftë e nisur nga Rusia në territoret e Ukrainës. Një ditë plot me speciale për të sjellë disa copëza rrëfimesh, dëshmish, përjetimesh dhe mendimesh rreth kësaj masakre që tashmë ka shkaktuar dëme që as nuk mund të llogariten.

Kështu zgjodhi Albanian Post (AP) ta kujtojë vitin e luftës që lamë pas dhe rëndësinë e tij në ekuilibrat botërorë.

Gazetari italian, Stefano Marcelli, së bashku me kryeredaktoren e Albanian Post, Gerta Zaimi, zgjodhën që luftën në Ukrainë “ta zhvendosnin në Ballkan” aty pranë nesh.

Si po ndikon ajo realisht në destabilitetin e rajonit dhe ku po qëndrojnë fuqitë bërthamore?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe më shumë jepen në këtë editorial.

Ukraina, një vit luftë për liri

Teksa hyjmë në brendësi të luftës në Ukrainë, mësojmë se emocionet dhe ankthi ishin aty ende pa nisur mirë.

Gumëzhima tmerri, tanke që po viheshin në lëvizje të gjitha aty, orë përpara se gjithçka të merrte kthesën.

E këto çaste që tashmë janë të futura në librin e historisë keni mundur t’i lexoni në artikullin: Slava Ukraini!

Slava Ukraini!

Dihet se lufta ka sjellë vdekjen e mijërave shtetasve, por edhe largimin e miliona të tjerëve.

Pak nga këto miliona kanë mbërritur në Shqipëri.

Albanian Post solli katër rrëfime nga katër gra që jeta iu përmbys brenda natës.

Të vendosura në Tiranë, ato kanë rrëfyer pakëz nga vetja, përjetimet dhe qëllimet që kanë tani e tutje.

Nga Ukraina në Shqipëri, katër rrëfime të fuqisë së ekzistencës në luftë

Ashtu siç e pohuam më lart, lufta ndryshoi përgjithmonë Evropën.

Por ndryshimi erdhi në një çast të caktuar, në orën zero – në teori koha e caktuar për fillimin e çdo ngjarje apo veprimi, një kohë vendimtare ose kritike.

Çasti i nisjes: sulmi ndaj një pikë në Kalanchak.

Me një “timeline” AP-ja raportoi se si çdo minutë solli një ngjarje që do të prodhonte një të tërë: luftën.

“Ora Zero” që ndryshoi përgjithmonë Evropën

Të gjithë u kapën në befasi nga ngjarjet e orës zero, por liderët politikë dhe politikanët, duhej të vepronin shpejt dhe të mos humbnin asnjë sekondë.

Një nga personat e përfshirë në vendimmarrje ishte edhe Iryna Friz, një deputete e opozitës, e cila ende sot është e përfshirë në mënyrë aktive në proceset e shumta që Kievi ka ndërmarrë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për shumë krime lufte të kryera.

Për Albanian Post ajo ka rrëfyer se çfarë roli ka opozita ukrainase në këto çaste.

Rivendosja e territoreve në kufijtë e vitit 1991, kjo është fitore për Ukrainën – Intervistë ekskluzive me deputeten ukrainase Iryna Friz

Në vazhdën e përjetimeve, një tjetër erdhi nga Tirana.

Nga vetë ambasadori i Ukrainës në vend, Volodymyr Shkurov.

Ai në një intervistë ekskluzive tregon se si lajmi u përjetua në minutat e para nga zyrq në Tiranë.

Një vit luftë, në kërkim të paqes – Intervistë ekskluzive me ambasadorin ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov

Një përmbledhje të analizave, opinioneve dhe editorialeve të figurave më prestigjioze, u sollën në një artikull të vetëm.

Nga shpjegimi i konfliktit, te arsyet e më pas te gjendja mendore e Putinit, të gjitha të gjendura në “Buletinin e Luftës”.

Buletini i Luftës

Jo vetëm kaq gjatë ditës, AP-ja solli analiza të një edicioni special të realizuara nga “Corriere Della Sera”. Një opinion të Federico Rampinit që shpjegon të gjitha teoritë që ranë poshtë gjatë një viti.

Një analizë se si mafia doli nga hija gjatë konfliktit apo një analizë nëse Putini do të ulet ndonjëherë përballë bankës së të akuzuarëve.

A kanë përfituar mafiet nga lufta në Ukrainë?

Jeta dhe vdekja e Denys Tkach, ushtari i parë ukrainas i vrarë më 24 shkurt

A mundet Putin të dalë në gjyq për konfliktin në Ukrainë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore