Lajme

Slava Ukraini!


“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur të bardhë, por një flamur blu dhe të verdhë. Jo arratisje, por ballafaqim. Ballafaqim me armikun. Duke rezistuar dhe luftuar” – Fjalimi i Zelensky-it për Vitin e Ri drejtuar kombit

Njerëzit po pinin për të rigjetur toruan e tyre në orët e mbrëmjes dhe për të mbytur ankthin e asaj që pritej të ndodhte.

Kudo shihje dëshpërim, gjysmerrësirë që kishte përfshirë të gjithë Ukrainën prej disa javësh.

Paralajmërimi ishte mbrapa veshëve, gumëzhima e tankeve qëndronte dukshëm në llogoret ende të paurdhëruara për të sulmuar.

Zelensky (presidenti i Ukrainës) ishte ende i parrudhur dhe sytë i kishin parë gjumë në thirrjet e fundit drejtuar qytetarëve rusë në gjuhën e tyre mëmë.

Tetë muaj më pas, transformimi i tij të përngjan me adoleshentin Flyora të portretizuar në filmin e tmerreve çnjerëzore të luftës “Come and see” (Eja dhe shiko) i regjisorit sovjetik Elem Klimov.

Me rënien e plotë të mesnatës së 24 shkurtit, e vetmja gjë që gjallonte ishte mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shumëkush ishte mësuar të priste për të papriturën prej ditësh tashmë dhe asgjë nuk ndodhte.

I vetmi që diktoi nisjen e mësymjes, luftës dhe pushtimit ishte një zyrtar amerikan aktiv në Twitter.

Bëhej fjalë për senatorin e Florida-s, Marco Rubio.

Ai zbuloi se në orët që do pasonin, Rusia do kryente sulme në sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase.

Më pas, trupat ruse do të lëvizin drejt kryeqytetit (Kiev-it) për ta shkëputur nga Ukraina Lindore.

Reporteri i Politico-s, Alex Ward sqaroi më pas se senatori zotëronte informacione nga inteligjenca amerikane.

Ora 04:00 e mëngjesit (ora lokale e Ukrainës).

Forcat ruse do të kufizonin daljen dhe hyrjen e qytetarëve nga gadishulli në territorin e kontrolluar të Krimesë.

Kjo vlente për pikat e kontrollit “Kalanchak” dhe “Chongar”.

Ai që dukej si mirazh i largët dhe imagjinatë e shfrenuar sapo u bë realitet.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i shpalli luftë Ukrainës.

Gjatë një fjalimi të paparalajmëruar, udhëheqësi rus deklaroi shpalljen e një “operacioni special ushtarak”.

“Rusia nuk mund të ndihet e sigurt me kërcënimin nga Ukraina. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të përdorim mjetet që do të shpallim”, do të theksonte kreu i shtetit rus.

FILE - In this image made from video released by the Russian Presidential Press Service, Russian President Vladimir Putin addressees the nation in Moscow, Russia, Thursday, Feb. 24, 2022. Russian troops launched their anticipated attack on Ukraine on Thursday, as Putin cast aside international condemnation and sanctions and warned other countries that any attempt to interfere would lead to "consequences you have never seen." (Russian Presidential Press Service via AP, File)

Sipas tij, qëllimi prapa këtij vendimi ishte “çmilitarizimi i Ukrainës” dhe “ndëshkimi i nazistëve dhe kriminelëve”.

Ndërkohë që Evropa ishte duke dremitur në përgatitje për t’u zgjuar, Ukraina po bombardohej nga të gjitha anët në përgatitje për t’ia mbathur goditjeve.

Kiev, Belgorod, Kharkiv, Mariupol, Berdyansk, lajmërimet për bombardime gëlonin radhazi mes pamjeve tmerruese dhe heshtjes globale.

Me të zbardhur e enjtja, qytetarët e Kiev-it u nisën drejt lindjes, Lviv-it për të kaluar kufirin e për t’i shpëtuar bombave të panumërta.

Presidenti amerikan Joe Biden e konsideroi menjëherë sulmin si “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë lëshoi sanksione të rënda kundër zyrtarëve të lartë të Kremlin-it, duke përfshirë Putin-in dhe ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, katër nga bankat më të mëdha të Rusisë, dhe industrisë ruse së naftës dhe gazit në koordinim me aleatët evropianë.

Një mesazh virtual në sheshin e kryeqytetit ukrainas ndau mbrëmjen e 25 shkurtit despotin nga heroi.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Lideri i fraksionit është këtu, shefi i zyrës së Presidentit është këtu, kryeministri Shmihal është këtu, Podolyak është këtu, presidenti është këtu. Ne jemi të gjithë këtu. Ushtria jonë është këtu. Qytetarët, shoqëria është këtu. Ne jemi të gjithë këtu. Ne po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë. Dhe kështu do të vazhdojë të jetë. Lavdi mbrojtësve tanë! Lavdi Ukrainës”.

Zelensky do të mbetej në Kiev për të udhëhequr vendin drejt de-okupimit e për t’i dhënë një sinjal të fortë homologut të tij rus.

Shenjat e disfatave të para nuk do të vononin aspak pas nisjes së mësymjes ruse.

Tanke të lëna në mes të rrugës për mungesë karburanti, ushtarë dhe parashutistë të kapur rob kuturu, forca speciale ruse famëkeqe që detyroheshin të grabisnin supermarkete.

FILE - Ukrainian servicemen sit atop armored personnel carriers driving on a road in the Donetsk region, eastern Ukraine, Thursday, Feb. 24, 2022. (AP Photo/Vadim Ghirda, File)

Lufta u kthye shumë shpejt në ferrin e trupave ruse që gjendeshin tanimë në Ukrainë.

Ofensiva ruse në Ukrainë po ngecte në të gjitha frontet e mundshme.

Forcat ruse po bënin shumë pak progres dhe po pësonin humbje të shumta në njerëz dhe pajisje, për shkak të rezistencës ukrainase.

Më 2 mars, 141 nga 193 shtete anëtare të OKB-së votuan për të dënuar pushtimin e Rusisë në një seancë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kërkuar që Rusia të tërhiqet menjëherë nga Ukraina.

Ndërsa pushtimi fillestar rus u ngadalësua, sulmet me raketa me rreze të gjatë shkaktuan dëme të konsiderueshme në asetet ushtarake të Ukrainës, zonat e banuara urbane dhe infrastrukturën e komunikimit dhe transportit.

Në fund të marsit, autoritetet ruse njoftuan se do të “zvogëlonin aktivitetin ushtarak” pranë Kiev-it dhe Chernihiv-it.

FILE - People with Ukrainian flags walk towards Russian army trucks during a rally against the Russian occupation in Kherson, Ukraine, on March 20, 2022. As Russian forces sought to tighten their hold on Melitopol, hundreds of residents took to the streets to demand the mayor's release. (AP Photo/Olexandr Chornyi, File)

Deri më 6 prill, Rusia kishte tërhequr të gjitha trupat nga rajoni i kryeqytetit të Ukrainës.

Pas tërheqjes ruse nga zonat përreth Kiev-it, civilët ukrainas përshkruan krimet e dukshme të luftës të kryera nga forcat ruse, duke përfshirë rrëfime për ekzekutime, tortura dhe përdhunime.

Gjatë muajit prill tërheqja ruse nga Kievi zbulon qindra trupa civilësh në varreza masive ose të mbetura në rrugët e qytetit të Bucha, shumë prej tyre kanë shenja torture në skena që i shtynë liderët botërorë të thonë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për krime të mundshme lufte.

Më 18 prill, Rusia do të niste një ofensivë të re të madhe në Ukrainën lindore pas përpjekjes së dështuar për të pushtuar kryeqytetin.

Deri në maj, forcat ruse morën kontrollin e Mariupol-it, një qytet-port i madh dhe shumë strategjik juglindor që ishte nën rrethim që nga fundi i shkurtit.

Pamjet me dron të publikuara nga Batalioni Azov zbuluan brutalitetin e ofensivës ruse, e cila e kishte kthyer qytetin në gërmadhë dhe kishte shkaktuar një krizë masive humanitare.

FILE - The remains of a statue and other rubble lie in front of the Azovstal steel mill, which was the last place in the Ukrainian city of Mariupol to fall to Russian forces in late May 2022. (AP Photo, File)

Që nga vera e vitit 2022, shumica e luftimeve janë kufizuar kryesisht në lindje dhe jug të Ukrainës, me raketa lundrimi ruse, bomba, municione thërrmuese dhe armë termobarike që shkatërrojnë qytetet portuale përgjatë Detit të Zi dhe Detit Azov.

Sekuestrimi i disa porteve të Ukrainës nga Rusia dhe bllokada e mëvonshme e eksporteve të ushqimit ukrainas komplikuan një krizë tashmë akute globale të ushqimit të përkeqësuar më tej nga ndryshimet klimatike, inflacioni dhe shkatërrimi i zinxhirit të furnizimit.

Në korrik, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të liruar më shumë se njëzet milionë tonë drithë nga portet ukrainase të kontrolluara nga Rusia.

FILE - Rising smoke can be seen from the beach at Saky after explosions were heard from the direction of a Russian military airbase near Novofedorivka, Crimea, Aug. 9, 2022. (UGC via AP, File)

Dërgesat e para të grurit që u larguan nga Ukraina do të preknin Sirinë aleate të Rusisë më 15 gusht, megjithëse destinacioni i tyre i supozuar fillimisht ishte Libani.

Më 20 gusht, Darya Dugina, vajza e ideologut nacionalist rus Aleksandër Dugin, vdiq në një shpërthim (enigmatik) makine bombë jashtë Moskës, për të cilën autoritetet ruse fajësuan Ukrainën.

Zhvendosja jugore e vijës së parë të luftës ngjalli frikën ndërkombëtare për një fatkeqësi bërthamore në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia-s përgjatë lumit Dnieper.

Përfaqësuesit e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), duke përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm Rafael Mariano Grossi, vizituan centralin në fillim të shtatorit për të vlerësuar kërcënimin e një aksidenti bërthamor.

Që nga fillimi i shtatorit, forcat ukrainase ishin në gjendje që të bënin përparime të fuqishme në verilindje dhe ngritën një kundërofensivë jugore të rigjallëruar.

Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu një mobilizim të pjesshëm më 21 shtator për të rinovuar ushtrinë ruse, duke bërë që mijëra rusë të iknin mes protestave kundër luftës dhe u zhvendosën për të aneksuar katër territore të pushtuara: Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Më 8 tetor, një kamion i ngarkuar me eksploziv shpërthen në urën që lidh Krimenë me kontinentin e Rusisë në një sulm për të cilin Putin fajësoi Ukrainën. Rusia përgjigjet me sulme me raketa ndaj termocentraleve të Ukrainës dhe infrastrukturës tjetër kryesore.

FILE - Flame and smoke rise from the Crimean Bridge connecting Russian mainland and the Crimean peninsula over the Kerch Strait, in Kerch, Crimea, Oct. 8, 2022. Russian authorities say a truck bomb has caused a fire and the partial collapse of a bridge linking Russia-annexed Crimea with Russia. Three people have been killed. The bridge is a key supply artery for Moscow's faltering war effort in southern Ukraine. (AP Photo/File)

Dy ditë më pas, Rusia nisi sulmet e saj më të gjera në Ukrainë në disa muaj, duke goditur objektet ushtarake dhe energjetike, si dhe disa zona civile gjatë orëve të pikut.

Sulmet, pjesa më e madhe e të cilëve u drejtuan ndaj kryeqytetit, përfshinë katërmbëdhjetë rajone.

Kjo ofensivë e ripërtërirë ruse erdhi pasi forcat ukrainase shkatërruan një pjesë të urës së vetme që lidhte gadishullin e okupuar të Krimesë me Rusinë.

Në nëntor, forcat ukrainase vazhduan rimarrjen e zonave të rajoneve jugore dhe lindore, veçanërisht Kherson, qytet nga i cili forcat ruse u tërhoqën më 11 nëntor.

Granatimet e rënda së bashku me sulmet me raketa dhe dron u përjetuan gjatë gjithë nëntorit.

FILE - Ukrainian soldiers watch a drone feed from an underground command center in Bakhmut, Donetsk region, Ukraine, Sunday, Dec. 25, 2022. (AP Photo/Libkos, File)

Dhjetori, muaji i festave dhe begatisë nuk ishte i tillë për Ukrainën deri në fund.

Më 21 dhjetor, Zelensky vizitoi Shtetet e Bashkuara në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës, duke u takuar me presidentin Joe Biden dhe duke iu drejtuar Kongresit, për të siguruar sistemet raketore të mbrojtjes ajrore Patriot dhe armë të tjera.

Rusia vazhdoi sulmet intensive në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës gjatë ndërrimit të viteve, pas një breshërie raketash të lëshuara  për orë të tëra gjatë natës.

Presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim luftarak për Vitin e Ri sinjalizoi se lufta “operacioni special”, tashmë në muajin e 11-të, do të vazhdojë.

Ndërsa sirenat u ndezën për më shumë se 4 orë në Kiev, disa njerëz bërtisnin nga ballkonet e tyre, “Lavdi Ukrainës! (Slava Ukraini) Lavdi heronjve!”.

Rusia dhe Ukraina hynë në vitin e ri të një lufte që ka sfiduar pritshmëritë me të njëjtin intensitet.

Më 1 janar, vetëm pak çaste pas Vitit të Ri, dhjetëra ushtarë rusë të sapomobilizuar vriten nga një sulm raketor ukrainas në qytetin Makiivka.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se 89 trupa u vranë, ndërsa zyrtarët ukrainas thonë se numri i të vdekurve ishte qindra.

Pas muajsh luftimesh të egra, Rusia shpalli pushtimin e qytetit të Soledar-it të minierave të kripës më 12 janar, megjithëse Kievi nuk e pranon këtë deri disa ditë më vonë.

Moska gjithashtu shtyn ofensivën e saj për të kapur bastionin ukrainas të Bakhmut-it.

Më 14 janar, kur Rusia nis një valë tjetër sulmesh në objektet energjetike të Ukrainës, një raketë ruse godet një ndërtesë apartamentesh në qytetin e Dnipros, duke vrarë 45 persona.

Pushtimi i vazhdueshëm rus i Ukrainës dominoi gjithashtu Konferencën e Sigurisë të Mynihut të këtij viti, e cila përfundoi më 19 shkurt me betimet për mbështetje shtesë për Kievin dhe lutjet për edhe më shumë ndihmë.

Takimi i Ramstein-it më 20 janar theu tabunë e aleatëve për ofrimin e aftësive të rënda luftarake tokësore.

Më 20 shkurt, Presidenti i SHBA Joe Biden bën një vizitë të papritur në Kiev, ku takohet me presidentin ukrainas në një shfaqje solidariteti të jashtëzakonshëm dhe sfidues.

US President Joe Biden, left, walks with Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy at St. Michaels Golden-Domed Cathedral during an unannounced visit, in Kyiv, Ukraine, Monday, Feb. 20, 2023. (AP Photo/Evan Vucci)

Kjo ishte hera e parë që presidenti amerikan e vizitonte Ukrainën që nga fillimi i konfliktit.

Pavarësisht përsa lufta në Ukrainë do të zgjasë, armët bërthamore do të vazhdojnë të qëndrojnë në prapavijë.

Putin papritur, në fund të fjalimit të tij për gjendjen e Kombit, bën të ditur pezullimin në pjesëmarrje në traktatin e armëve bërthamore me SHBA-të “New START”.

Një tjetër përshkallëzim mes bllokut perëndimor dhe Rusisë, mbetet Kina.

Në këtë pikë Shtëpia e Bardhë nuk ka më dyshime.

Pekini është pozicionuar në anën e Moskës.

“Iniciativa e paqes” nuk është gjë tjetër veçse një manovër shpëtimi, një mbulesë politike në favor të Putin-it.

Prandaj nuk do të ketë ndërmjetësim, edhe sepse jo vetëm Blinken, por edhe Volodymyr Zelensky kishin kërkuar kontakte me Wang Yi. Përpjekja dështoi.

Tani të gjitha kanalet e mundshme të komunikimit me Putin-in duken të mbyllura.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, si dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë hequr dorë.

Nga 24 shkurti 2022, 8 milionë fëmijë, gra dhe burra janë detyruar të largohen nga Ukraina, 5.3 milionë janë të zhvendosur brenda vendit.

Mbi 17 milionë njerëz janë në nevojë urgjente për ndihmë dhe mbrojtje humanitare.

Kriza që po ndodh në Ukrainë është më seriozja dhe më e shpejta e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nga njerëzit që janë larguar nga vendi, mbi 1.5 milionë janë në Poloni, mbi 480 mijë në Republikën Çeke dhe mbi 100 mijë në Bullgari, Moldavi, Rumani dhe Sllovaki.

Miliona fëmijë, gra dhe burra që kishin një jetë normale para luftës, u zhytën në dëshpërim brenda pak orësh.

Të paktën 12 milionë njerëz në vend aktualisht nuk kanë akses në energji elektrike dhe ngrohje për shkak të dëmtimit të infrastrukturës të shkaktuar nga bombardimet, ndërkohë që temperaturat vijojnë të ulen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore