Lajme

Buletini i Luftës


Mijëra njerëz të vrarë. Miliona të larguar nga shtëpitë e tyre.

Qytete të tëra të kthyera në hir.

Kështu shënohet 1-vjetori i luftës gjakatare të Rusisë në Ukrainë.

Vendimi rus i 24 shkurtit 2022, edhe sot e kësaj dite po nxit frikën se konfrontimi mund të çojë në një konflikt të hapur mes Rusisë dhe NATO-s.

Analistë, kolumnistë, studiues të mirënjohur u dyndën të shpjegonin se pse Putini mori këtë vendim, çfarë mund të pasojë apo edhe si mund të zgjidhet konflikti.

Albanian Post ndër muaj ka publikuar opinionet e ndryshme nga figurat më prestigjioze.

Më poshtë është edhe i ashtuquajturi “buletini i opinioneve të luftës”.

Evropa mendon se Putini po përgatit diçka edhe më të keqe se lufta

Shumë ditë përpara shpalljes së luftës, mund të themi konkretisht më 4 shkurt, Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për Strategjitë Liberale në Sofje, do të sillte këtë opinion.

Krastev thekson se si në atë kohë përballë paralajmërimeve amerikane, evropianët dhe ukrainasit ishin skeptikë për një pushtim të madh rus në Ukrainë.

Por në Washington dhe në Bruksel mesazhi kishte kaluar dhe kishte një dakordësim të përgjithshme në të dy krahët e Atlantikut se – pavarësisht nga çfarë mund të marrë si hap të radhës Kremlini – nuk mund të rrihet pa vepruar.

Evropa mendon se Putini po përgatit diçka edhe më të keqe se lufta

Pse Putini hyri në luftë?

Një opinion i shkruar nga, Anne Applebaum, kolumniste e “The Atlantic”.

Për të shpjeguar të gjitha pse-të e kësaj lufte duhet lexuar mendimi i Applebaum, e cila kthehet në retrospektivë dhe vështron historinë midis dy vendeve fqinje.

Pse Putini hyri në luftë?

Pse Putini ka në sy rajonet separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk

Qëndrojmë te pyetjet.

Henry Foy, korrespondent diplomatik evropian i “Financial Times”, do ju përgjigjet se pse Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.

Jo vetëm, por edhe se çfarë përfaqësojnë këto dy rajone në luftë.

Pse Putini ka në sy rajonet separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk

Perandoria kthehet: Rusia, Ukraina dhe hija e gjatë e Bashkimit Sovjetik

Vijojmë te historia.

Serhii Plokhy, profesor i historisë së Ukrainës në Universitetin e Harvard-it sjell disa fakte historike që nisin që nga vitit 1991.

1991 është një vit i rëndësishëm për historitë e të vendeve – shpërbërja përfundimtare e BRSS-së.

Perandoria kthehet: Rusia, Ukraina dhe hija e gjatë e Bashkimit Sovjetik

Putin-i dhe fjalori i tij i luftës

Opinioni nga Marco Imarisio, korrespondent i “Corriere Della Sera” do t’ju shërbejë të deshifroni diçka që mund ta keni kaluar pa u vënë re nga fjalimet e pakta të Vladimir Putin.

Disa fjalë kyçe do të zbërthejnë gati “botëkuptimin” e luftës së Putinit në Ukrainë.

Putin-i dhe fjalori i tij i luftës

A është Putin racional apo psikopat? Metamorfoza e liderit të Moskës

Kështu vendimet dhe fjalimet e Putinit do të ngrenë shumë dyshime për gjendjen e tij mendore dhe shëndetësore (shumë e përfolur, vështirë të mos i jetë atribuuar liderit rus çdo ditë nga një sëmundje).

Sandro Modeo, gazetari italian i “Corrieres” ju paraqet Putinin e vërtetë si një hibrid midis dy identiteteve, të alternuara, apo edhe të mbivendosura.

A është Putin racional apo psikopat? Metamorfoza e liderit të Moskës

Kissinger: Ukraina në NATO me pak territore të dhëna Rusisë, fund i luftës

Teksa i lëmë pas historinë, shkaqet dhe trurin e Putinit zhvendosemi te skenarët e kësaj lufte.

Ndoshta burrështetasi më i fuqishëm që ka mbetur gjallë, Henry Kissinger, foli haptazi se si mund të zgjidhet kjo luftë.

Shkurt dhe qartë: Një Ukrainë në NATO, por me disa territore të dhëna.

Ideja e Kissinger: Ukraina në NATO me pak territore të dhëna Rusisë, fund i luftës

Cilët janë skenarët për Ukrainën

Luciano Bozzo, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Firences, Itali, sjell jo një por disa skenarë se si mund të shkojë lufta.

Nga përshkallëzimi i mëtejshëm te paqja diplomatike.

Cilët janë skenarët për Ukrainën

Pacifizmi është përgjigja e gabuar ndaj luftës në Ukrainë

Teksa opinionet e lartpërmendura diskutonin për paqen, Slavoj Žižek, filozof dhe studiues i lartë në Institutin për Sociologji dhe Filozofi në Universitetin e Lubjanës ka një tjetër qëndrim

Ai nuk e kupton sensin e mosndërhyrjes, pasi më e pakta që i detyrohemi Ukrainës është mbështetja e plotë dhe për ta bërë këtë ne kemi nevojë për një NATO më të fortë.

Pacifizmi është përgjigja e gabuar ndaj luftës në Ukrainë

Çfarë do bëjë dhe nuk do bëjë Amerika në Ukrainë

Por SHBA-të dhe Evropa e ka të qartë se çfarë duhet dhe nuk duhet bërë në Ukrainë.

Vetë Joe Biden në një publikim të tijin bëri të qartë se nuk po e inkurajon apo po i mundëson Ukrainës që të godasë përtej kufijve të saj.

Çfarë do bëjë dhe nuk do bëjë Amerika në Ukrainë

Rusia në përqafimin fatal të Kinës

Në luftë, teksa Ukraina gjeti mbështetje te Perëndimi, Rusia nisi të kërkojë aleanca të reja, por edhe të forcojë ato të vjetrat.

Profesori, Luciano Bozzo, shprehet se përfaqësimi ruso-kinez do të jetë pasoja më e rëndësishme dhe e keqe e luftës.

Rusia në përqafimin fatal të Kinës

Le ta themi: Rusia është fashiste

Në fund të fundit duhet thënë: Rusia është fashiste.

Kështu sugjeron vetë, Timothy Snyder, profesor i historisë në Universitetin Yale dhe autor i shumë librave mbi fashizmin, totalitarizmin dhe historinë evropiane.

Le ta themi: Rusia është fashiste

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore