Shqipëria

SPAK lëshon një sërë urdhër arrestesh për çështjen e inceneratorëve


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka lëshuar një sërë urdhër arrestesh lidhur me hetimet e inceneratorëve.

Sipas të dhënave të para, bëhet me dije se efektivët e Policisë së Shtetit po ekzekutojnë arrestimet.

Nga burimet paraprake zbulohet se mes urdhër arresteve gjenden dy administratorë.

“Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratorëve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi”.

Ky ishte reagimi i fundit i institucionit lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Më herët, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, do të bënte me dije dorëzimin e një padie të re për “aferën e inceneratorëve”.

50 persona dhe 112 prova të reja që tregojnë shkeljet e qeverisë u dorëzuan pranë zyrave të SPAK-ut duke i bërë thirrje kësaj të fundit për një hetim dhe angazhim të mëtejshëm.

“Është dorëzuar një raport i pozitës ku janë prova, fakte, procesverbale dhe të gjitha rezultatet që kemi pasur nga Komisioni Hetimor, që tregon se si është injoruar procedura”, do të shprehej Tabaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore