Shqipëria

Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku zbulon skemat e “aferës korruptive”


Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, deputetja demokrate Jorida Tabaku, të hënën e 7 marsit ka prezantuar raportin përfundimtar ku ka rezultuar se kompanitë koncesionare kanë përdorur tre mënyra për të qarkulluar paratë e buxhetit të shtetit.

E para sipas saj kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur buxhetin e shtetit për të tërhequr shumën e premtuar në formën e paradhënies dhe më tej ato kanë zhdoganuar mallra më pak se sa ajo e zotuar në kontrata.

E dyta ata kanë vepruar duke krijuar mënyrën e krijimit të transfertave të parave jashtë vendit duke krijuar kështu mundësinë që paratë e buxhetit shqiptar të dalin jashtë territorit të vendit pa përfunduar punën.

“ Së treti është mënyra e krijimit të një miksi mes sajimit të kompanive fiktive me fatura të TVSH-së dhe gjithashtu transferimi i parave në kompaninë ITS, e cila është përdorur si një kompani guaskë përmes së cilës janë shpërndarë paratë në të tjera kompani”, theksoi Tabakun.

Në total, prej analizës së kryer, kompanitë koncesionare kanë deklaruar të paktën 94 fatura të tilla sherbimesh në Librat e tyre me një vlerë totale prej 24.48 milionnë euro, apo mesatarisht 260 mijë euro për një faturë.

Sipas Tabakut e gjithë kjo skemë më pas shtyu serinë e veprimeve të institucioneve lokale dhe qendrore për të ndërtuar “një skemë korruptive”.

Ndërkaq sa i përket kryministrit Edi Rama, i cili u paraqit si dëshmitar, Tabaku tha se ai ka gënjyer gjatë dëshmisë së tij.

“Kryeministr ka gënjyer për shpalljen e emergjencës dhe se 430 milionë euro janë dhënë me supozimin që është shpallur një emergjencë”.

Ajo që konsiderohet si “aferë masive financiare” është realizuar me mbështetjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe drejtues lokalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore