Sport

Sirena italiane për Juan Mata-n


Sipas The Sun, Juan Mata pritet të largohet nga Manchester United-i këtë verë dhe destinacioni i mundshëm është Italia. Për 32-vjeçarin ka interes nga Juventus-i, Inter-i dhe Roma.

Mata u transferua te United-i nga Chelsea, në janarin e 2014, për shifrën e 44 milionë eurove. Mesfushori i avancuar me Djajt e Kuq numëron 267 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Spanjolli ka arritur të shënoi 50 gola dhe të dhuroi 48 asiste, me United-in. Ka fituar një Kupë FA, një Kupë Lige, një Superkupë të Anglisë dhe UEFA Europa Ligën.

Me teknikun, Ole Gunnar Solskjaer, në krye të United-it, ish-kampioni i Kupës së Botës, është preferuar gjithmonë e më pak në fushë.

Juventus-i, Inter-i dhe Roma e kërkojnë spanjollin, që ka shumë eksperiencë si me klube ashtu dhe me Kombëtaren e Spanjës dhe është një transferim që nuk ka kosto ekonomike, përveç kontratës.

Roma dhe Inter-i në sezonet e fundit kanë afruar disa nga lojtarët e Manchester United-it, që klubi nuk i ka preferuar si, Chris Smalling-u, Henrikh Mkhitaryan-i, Alexis Sanchez-i, Romelu Lukaku, Ashley Young-u dhe Matteo Darmian-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore