Shqipëria

Shqipëria i kalon 556 mijë vaksinime


Shqipëria ka vaksinuar në total 556 mijë e 584 qytetarë.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në median sociale Tëitter.

“Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”.

Gjatë kësaj dite ajo bëri me dije se janë vaksinuar 19 mijë e 197 qytetarë.

Mbrëmjen e 4 majit, mbërritën 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Manastirliu bëri me dije se 7 mijë e 20 doza janë nga kontrata e qeverisë  shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4 mijë e 680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian (BE).

“Një sasi e parë prej 4 mijë e 680 doza nga mbështetja e BE”.

Nga kjo skemë Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Këto doza, do të dorëzohen nga maji deri në gusht për të rritur fushatat e vaksinimit.

Të vaksinuarit me të dy dozat e vaksinave kanë kaluar mbi 100 mijë. Ndërkohë, vazhdon procesi i rivaksinimit në gjithë Shqipërinë.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore