Shqipëria

Shqipëria i kalon 450 mijë vaksinime


Shqipëria ka vaksinuar në total 450 mijë qytetarë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Twitter. 

Ndërkohë, 8 mijë e 190 vaksina Pfizer, kanë ardhur ditën e hënë, 26 prill, në Shqipëri. Këto e çojnë totalin e vaksinave të ardhura në mbi 711 mijë.

Po ashtu 208 mijë vaksina Sinovac dhe mbi 8 mijë vaksina Pfizer kanë ardhur ditën e hënë, 19 prill, në Shqipëri.

Një kontratë me Komisionin Evropian dhe Qeverinë Austriake, i ka siguruar Ballkanit Perëndimor mbi 600 milionë vaksina Pfizer.

Prej tyre, 145 mijë doza janë përftuar nga Shqipëria. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, me anë të një postimi në Twitter.

Shqipëria është përftuesja e dytë më e madhe në rajon nga ky pakt, pas Bosnje dhe Hercegovinës.

Janë ndërkaq mbi 1.3 milionë doza të tjera, të cilat pritet të vijnë.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore