Përballje

Shorti i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll, përballje të mëdha në raundin e të tetave


Është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll sot në zyrat e kësaj federate.

Kupa e Kosovës është futur tashmë në fazën kulminante të saj, me vetëm tetë skuadra që kanë mbetur në luftë për titullin e dytë më të rëndësishëm në Kosovë.

Çudi përbën pjesëmarrja e skuadrave të Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë në këtë fazë të Kupës.

Dhe, nëse kjo nuk mjafton, fati sot i takoi me njëra-tjetrën, duke e bërë që njëra nga këto skuadra të arrijë në mesin e katër më të mirave të Kosovës.

Shorti i tërhequr sot, ka nxjerrur këto përballjë:

Drita – Ulpiana

Ballkani – Prishtina

Llapi – Gjilani

KEK-u – Ramiz Sadiku

Tri nga përballjet e para përbehen nga skuadrat e Superligës, kurse përballja mes KEK-ut dhe Ramiz Sadikut do të sjellë në çerekfinale një nga skuadrat e kategorive më të ulëta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore